Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar të premten se nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që blerja e teksteve shkollore për nxënësit të bëhet nga prindërit, por me subvencionim nga ky dikaster, buxheti i shtetit do të pësojë humbje 6 milionë euro.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë një përllogaritje sipas së cilës del që blerja e librave me vendimin e ri do të kushtojë 11 milionë euro.
“Bazuar në të dhënat e publikuara në Qershor 2022, sipas kalkulimit të MASHT shpenzimet për blerjen e librave do të i kushtoj Buxhetit të Kosovës afër 11 milion euro. Shikoni llogaritjen e shpenzimeve sipas klasave bazuar në kalkulimin e të dhënave të publikuara dhe vendimit të MASHT që për klasa 1-5 të paguhen 80€ për nxënës, ndërsa për klasat 6-9 të paguhen 30€ për nxënës”, ka shkruar Haxhiu.
“Në klasën e parë janë 24.240 nxënës x 80€ = 1,939,200€. Në klasën e dytë janë 24.151 nxënës x 80€ = 1,932,080€. Në klasën e tretë janë 24,040 nxënës x 80€ = 1,923,200€. Në klasën e katërt janë 25.144 nxënës x 80€ = 2,011,520€. Në klasën e pestë janë 24,524 nxënës x 80€ = 1,961,920€. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të shpenzohen 8,029,040€. Në klasën e gjashtë janë 23.877 nxënës x 30€ = 716,310€. Në klasën e shtatë janë 24.026 nxënës x 30€ = 730,780€. Në klasën e tetë janë 24.154 nxënës x 30€ = 724,620€. Në klasën e nëntë janë 23.817 nxënës x 30€ = 714,510€. Për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të shpenzohen 2,886,220€. Gjithsej 10,915,260€ do t’i kushtoj Buxhetit të Kosovës blerja e librave me vendimin dhe metodologjinë e përcaktuar nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, këto shpenzime janë si pasojë e dështimit të MASHT të sigurojë blerjen e librave me 4.8milon euro.
“Dëmtimi i Buxhetit të Kosovës është mbi 6 milion euro dhe për këtë dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi penale. Numrat janë kokëfortë dhe demantojnë çdo mashtrues dhe abuzues”, ka përfunduar deputeti opozitar.
Ndryshe, ministrja Nagavci ka njoftuar të enjten se dikasteri që udhëheqë do të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.
Ndërkaq të premten, në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Nagavci ka bërë të ditur se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.
Sipas saj, deri në orën 19:00 të së premtes gjithsej 11 mijë e 800 prindër ose kujdestarë ligjorë kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ministrja po ashtu ka thënë se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.
“Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar po ashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit”, ka shkruar Nagavcinë llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Tutje, ka shtuar se shtëpitë botuese kanë publikuar katalogët e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe se kanë marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten e po ashtu që sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve.
“Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye”, ka deklaruar Nagavci.
Sipas saj, të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në e-mailin libri@rks-gov.net do të trajtohen ashtu sikurse do të adresohet çdo shqetësim teknik apo tjetër dhe asnjë nxënës nuk do të mbetet pa përfituar mbështetjen për tekstet dhe mjetet mësimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje