LAJMI I FUNDIT:

Blerand Kadriaj premton se do të qeverisë me duar të pastra në Deçan

Blerand Kadriaj premton se do të qeverisë me duar të pastra në Deçan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj tha se qytetarët e Deçanit, kanë nevojë për një lidership të ri dhe qasje të re, e cila mund të adresojë suksesshëm të gjitha nevojat e komunës.

“Qytetarët e Deçanit kanë nevojë për zhvillim ekonomik. Kanë nevojë për rritje të punësimit, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Unë do të japë maksimumin që komuna e Deçanit të krijojë standard për arsim cilësor. Të krijojë shërbime shëndetësore me kosto minimale që adresojnë nevojat e qytetarëve. Shërbime komunale kualitative. Unë sot ju them të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit, me besim të madh se po hyj në këtë garë me duar të pasura dhe do të qeveris me duar të pastra. Po hyj në këtë garë si profesionist dhe me përvojë ndërkombëtare dhe vendore, dhe do të qëndroj si profesionist mbi bazën e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe mbi bazën e ligjit. Po ju garantoj se do të jem i pa kompromis ndaj vendimeve jo ligjore dhe të pazbatueshme. PDK është forca e ndryshimit. Ne jemi partia e shpresës, optimizmit dhe jemi perspektiva e komunës së Deçanit”, tha Kadriaj.

Ai tha se me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të marrë hapa të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës, përkrahje të eksportit të produkteve të prodhuesve të Deçanit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe atyre vendore, me qëllim të shndërrimit të kësaj komune në një qendër të turizmit kreativ.


Në trend

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Kalo në kategori