Bleona Qereti publikon një kostum të Beyonce të cilin e veshi në vitin 2015: Nuk po flas për kopjim, jam në të njëjtën faqe me yjet e tjerë botëror

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bleona Qereti, tanimë shquhet për stilin e veçantë dhe posaçërisht veshjet që ka përzgjedhur në çdo eveniment të rëndësishëm.
Duke qenë se prej vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtare, ajo ka marrë pjesë në ngjarje shumë të njohura.
Bukuroshja e njohur së fundmi ka publikuar disa fotografi e video, në të cilat sjell një dukje të Beyonce që është e ngjashme me të sajën, një kostum që e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015.

Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për çështje kopjimi, por që është duke u konsideruar si një stil i ngritur dhe diçka më ndryshe.
Postimi i plotë i Qeretit (pa ndërhyrje):
“Kush e udhëheq botën - Vajzat Beyonce PS: Per gjithe “mendjet e ndritura” qe mezi presin te japin “opinione” ne keto raste dhe e degradojne biseden ne “nivelin ZHGL” “kush kopjoi ke” kam nje sqarim depose nuk eshte hera e pare qe ndodh: Ansjeri ketu nuk po flet per “kopjim” - te gjithe artistet dhe skuadrat e tyre PA PERJASHTIM shikojne per Inovacione dhe rruge te reja te sjellin dicka ndryshe ne projektet e reja qe bejne!!! Unë jam "në të njëjtën faqe" me çdo stil tjetër të superyllit botëror në lidhje me atë që është e mirë dhe çfarë jo! Kështu që stili im dhe kostumet e mia që vesh në skenë po konsiderohen si “stil i ngritur dhe diçka ndryshe” nga të gjithë superyjet e tjerë. Fundi i tregimit - nuk eshte ceshtje “kopjimi””. /Telegrafi/































































