Bleona Qereti joshëse do të jetë edhe në ditëlindjen e 72-të (Foto)
Ajo njihet për trup për zili dhe Bleona Qereti pohon se nuk e ka ndërmend të plaket.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila është realizuar në vitin 2004.
Bukuroshja shihet të mos ketë humbur asgjë prej linjave trupore dhe kjo i ka shtuar vetëbesim 38-vjeçares, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo pretendon që edhe 33 vjetëve, përkatësisht në moshën 72-vjeçare të duket në top-formë dhe po kaq e bukur.
“Kohë më parë. Unë më 2004. E njëjta pamje, sikurse fotografi që publikova dje. Do të vazhdojmë të dukemi kështu derisa të bëhemi 72 vjeçe. Tani jam 71”, ka shkruar Bleona, ndoshta duke aluduar tek 71-shi, në përvojën jetësore.
Ndryshe, Bleona vlen të theksohet se merret shumë me palestër, por edhe ndërhyrjet estetike nuk i lë anash. /Telegrafi/







































