LAJMI I FUNDIT:

Blendi Çelaj, mbrojtësi 17 vjeçar që po mahnitë të gjithë me forcën dhe mençurin në lojë

Blendi Çelaj, mbrojtësi 17 vjeçar që po mahnitë të gjithë me forcën dhe mençurin në lojë

Se futbollistët kosovarë kanë të ardhme të ndritur, kjo tashmë është e qartë. Janë të shumtë emrat e futbollistëve të moshave të ndryshme të cilët janë vazhdimisht në radarin e klubeve evropiane.

Njëri ndër ta është edhe i riu premtues Blendi Çelaj.

I riu pejan i lindur në shkurt të vitit 2002, luan si qendërmbrojtës, por mund ta luajë mjaft mirë edhe në pozitën e mesfushorit shkatërrues.


Pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Juniorëve të Kosovës me klubin e KF Besës, lojtari ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane dhe jo vetëm.

Super talenti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-15, U-17 dhe së fundmi është thirrur edhe në atë të U-19.

Fakti që lojtari mund të ndërrojë shumë shpejtë ambient pohohet edhe nga agjenti i tij Lulzim Murtezaj.

“Blendi padyshim që është ndër lojtarët më të talentuar në vend. E kemi përcjell gjatë atë dhe në bashkëpunim me partnerët tanë jashtë vendit duket se ai do të lëvizë shumë shpejtë. Klube nga Bundesliga e Gjermanisë, nga Holanda, por edhe disa klube nga liga MLS në Amerikë kanë shprehur interesim mjaft të madh për të”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe po mundohemi ta bëjmë zgjidhjen më të mirë për të. Blendi me mentalitetin e tij fitues dhe me aftësitë që posedon, mund të bëhet ndër më të mirët në botë në pozitën e tij”, ka thënë Murtezaj.

Çelaj mund të jetë e ardhmja e Kosovës pë ekipin A kur dihet se kemi mungesë të mbrojtësve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori