NIP është ekipi i fundit që ka siguruar gjysmëfinalen në turneun e CS:GO në Kopenhagë, pas fitores 2-1 ndaj ekipit Na’Vi.

Kjo është hera e dytë radhazi që ekipi ukrainas Na’Vi është eliminuar në çerekfinale, pas dështimit të tyre në IEM Rio Major.


Ndeshja ndërmjet Na’Vi dhe NIP përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, por lojtari më i mirë i ndeshjes ishte lojtari i ekipit Na’Vi, Ilya 'Perfecto' Zalutskiy.

NIP tani e pret në gjysmëfinale ekipin FaZe, e cila do të zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 19:30.

Ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Blast në platformën Twitch. /Telegrafi/

telegrafi sport app