LAJMI I FUNDIT:

Blanc është gati ta marr drejtimin e Barcelonës

Blanc është gati ta marr drejtimin e Barcelonës

Ish-trajneri i Francës dhe Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, është në gatishmëri për t’u bërë trajner i radhës i Barcelonës.

Sipas mediumit Diario Sport, ish-mbrojtësi qendror, Blanc, është një emër që po fiton terren në korridoret e Camp Nou nëse vendosin të ndajnë udhët me Quique Setien këtë verë.

Një raport më parë të martën pretendoi se shefi i Barcelonës do të mbetet përgjegjës për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të klubit në gusht, por nuk kishte asnjë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij te Blaugranët përtej kësaj date.


Laurent Blanc i propozohet Barcelonës si trajner i ardhshëm
Lexo po ashtu Laurent Blanc i propozohet Barcelonës si trajner i ardhshëm

Klubi katalanas do ndeshet me  Napolin në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve në Camp Nou muajin tjetër, dhe ka ende një shans të jashtëm të lavdisë evropiane në një sezon që nuk solli asnjë trofe të brendshëm.

Blanc si lojtar i Barcelonës

Blanc luajti për klubin katalunas në sezonin 1996-97, duke bërë 38 paraqitje, pasi u bashkua nga Auxerre, por u bashkua me Marseille vitin e ardhshëm pas një sezoni të ndërprerë nga lëndimet.

Ai ka fituar katër tituj të Ligue 1 si menaxher – një me Bordeaux dhe tre me PSG-në dhe 15 trofe në total, së bashku me tre çmime si ‘Menaxheri i Vitit’ në Ligue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori