Pas muajsh të trazuar, Blake Lively dhe Ryan Reynolds patën arsye për të festuar këtë fundjavë, teksa panë ekipin e tyre të futbollit, Wrexham AFC, të sigurojë një tjetër promovim.

Çifti i famshëm ndoqi nga afër fitoren 3-0 ndaj Charlton Athletic, që i ngjiti nga Liga e Parë në Championship.


Blake, 37 vjeçe, u pa duke kërcyer nga gëzimi në tribuna, pranë Ryan-it dhe bashkëpronarit të klubit, Rob McElhenny, shkruan DailyMail.

Ata mbërritën në Uells të premten, ku Ryan, 48 vjeç, përshëndeti fansat dhe ndau momente entuziaste para ndeshjes.

Kjo festë sportive vjen në një kohë të ndërlikuar për çiftin, pasi Blake është përfshirë në një betejë ligjore me bashkë-yllin e saj nga "It Ends With Us", Justin Baldoni, të cilin e ka paditur për ngacmim seksual dhe hakmarrje.

Baldoni mohon akuzat dhe ka paditur çiftin për shpifje. Çështja pritet të dëgjohet në mars 2026.

Megjithatë, fansat e Wrexham-it mbeten të përkushtuar ndaj tyre. "Ryan ka bërë shumë për qytetin dhe klubin. E mbështesim plotësish,," tha një tifoz vendas.

Blake shkëlqeu në stadium me një pamje sportive, duke firmosur autografe dhe pozuar për fotografi me fansat.

Ajo dhe Ryan, shumë të dashuruar, ndanë një puthje pasionante gjatë ndeshjes, duke treguar se drama jashtë fushës nuk ua ka zbehur aspak lidhjen. /Telegrafi/