LAJMI I FUNDIT:

Blake Griffin dhe Kendall Jenner do ta zyrtarizojnë lidhjen (Foto)

Blake Griffin dhe Kendall Jenner do ta zyrtarizojnë lidhjen (Foto)

Duket se meshkujt pas Kendall Jennerit do të duhet të presin edhe për një kohë të pacaktuar për të.

Duket se atë “e ka kapur” sikur topin e basketbollit, superylli i basketbollit, Blake Griffin.

Ata kanë vendosur që të bëhen çift edhe zyrtarisht, teksa ata po takohen tash e dy muaj, e kanë tentuar të mbajnë lidhjen të fshehtë. Ata duan diçka më serioze dhe kanë vendosur të dalin në publik së shpejti.


Urime çifti i ri në shoubizin ndërkombëtar

“Ata janë seriozë. Ata janë çift në të gjitha aspektet. Kendall ka shkuar në shumë ndeshje të tij dhe është kënaqur në shtëpi kur Blake luante si vendas. Ata janë mirë”, thotë një burim për US Weekly.

Kendall me ASAP Rocky pak kohë më parë.

21 vjeçarja vetëm muaj më parë u raportua se nisi lidhjen me basketbollistin, i cili po përgatitej për sezonin e ri në NBA.

Ishte thënë në disa media amerikane se ajo po vazhdonte të fliste me ish të dashurin, ASAP Rocky, me të cilin ka pasur një aferë vitin e kaluar.

Megjithatë, duket se Kendall është joshur shumë edhe nga pasuria e Blake Griffin i cili tashmë ka një pasuri prej mbi 30 milionë eurosh dhe do të fitojë shumëfish më shumë në fund të karrierës. Nga ana tjetër, ASAP Rocky vlen vetëm 6 milionë dollarë.

Kendall e rregullt në ndeshjet e Blake Griffin.

“Kendall dhe Blake kanë qëndruar së bashku shpesh në publik pa u dalluar dhe kanë kaluar mirë. Ata disa herë janë takuar dhe më pas nisën lidhjen”.

“Ajo po ashtu po flet edhe me Rockyn. Por, nuk është se ajo dëshiron të luaj lojëra. Ajo e sheh Blake si romantik. Nuk është asgjë serioze për momentin. Ajo po kënaqet”, tha atë kohë një burim.

Ky burim konfirmoi se atë kohë Kendall vazhdoi takimet edhe me reperin, por jo më.

Nuk është hera e parë që Kendall Jenner ka testuar relacionin e saj me meshkujt para daljeve zyrtare në publik, pavarësisht se spekulimet nuk janë ndalur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori