BlackBerry bën gati modelin e ri të telefonit - Mercury

Telefoni i ri i përfolur nga BlackBerry i njohur si Mercury është shfaqur për herë të parë online në tetor ndërsa më pas është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, John Chen.
Tani, kemi edhe imazhet e para të pajisjes. Dy foto të reja janë shfaqur në Weibo dhe në to shihet kamera frontale e telefonit.
Specifikat e rrjedhura deri më tani bëjnë të ditur se pajisja do të ketë ekran të madhësisë 4.5 inç, procesorin me 2.0 GHz si pjesë të Qualcomm, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse me 32GB.
Kamera frontale thuhet se do të ketë 8MP ndërsa kamera dytësore pritet të jetë me 18MP. Siç është bërë evidente nga foto, Mercury do të punojë me Android, ngjashëm sikur Priv.
Megjithatë, për aq sa mund të vërehet nga imazhet, sistemi operativ i pajisjes mund të mos jetë Nougat, përkundër spekulimeve të deritanishme.




















































