Bjorn Ulvaeus i grupit ABBA u martua me partneren e tij prej dy vjetësh, në një ceremoni të shtunën me të ftuar miq dhe familjarë.

Këngëtari suedez i cili është 79 vjeç, celebroi dashurinë me partneren e tij daneze Christina Sas, 51 vjeçe në një ceremoni që u mbajt në Kopenhagë. Kjo është martesa e tretë e tij.


Bjorn e bëri të ditur lajmin në Instagram, derisa ndau një numër fotosh nga dita 'ekstra speciale' derisa Christina kishte veshur një fustan mahnitës kaki.

89963955 13878777 The Swedish singer 79 married his Danish partner of two years Ch m 77 1727010976513

“Sot më 21 shtator 2024, Bjorn Ulvaeus u martua me Christina Sas nga Herning, Danimarkë”, shkroi ai në postimin e tij.

Ata u njohën në vitin 2021, dhe takimi i tyre erdhi si rrjedhojë e lansimit të albumit të fundit të ABBA-s, Voyage.

89963953 13878777 ABBA s Bj rn Ulvaeus has tied the knot for a third time on Satur m 76 1727010970438

Dyshja nisën lidhjen gjatë pranverës së vitit 2022. /Telegrafi/

89963951 13878777 Taking to Instagram Bj rn revealed his happy news by sharing a n m 87 1727011611539