LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët në Maqedoni: Zgjidhja e kontesteve përmes arbitrazhit

Biznesmenët në Maqedoni: Zgjidhja e kontesteve përmes arbitrazhit

Biznesi kërkoi nga Qeveria që gjatë lidhjes së kontratave për partneritet publik-privat në klauzolën e kontratës ta vendosin edhe arbitrazhin si mundësi për zgjidhjen e kontestit eventual nëse ndonjëra prej palëve nuk e respekton atë që është dakorduar. Ekonomia konsideron se nevojiten edhe ndryshime të Ligjit në raport me zgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë me kontestet pronësore-juridike dhe për to të zbatohet arbitrazhi me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë dhe më të mirë.

“Ju siguroj se ajo që këtu do të gjykohet, dhe në çfarë mënyre do t’ju gjykohet do të gjykohet dhe kjo përfundimisht do të sjellë ardhmëri ose besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni dhe ekonomistët nuk do të supozojnë më se si dhe në çfarë mënyre do të zgjidhet kontesti. Por, në atë moment që do të shtrohet në tavolinë, prej përpara do ta dijë epilogun, meqë do të dihet të dhënat, dokumentet. Këtu duhet gjithçka të jetë e përgatitur para se të fillojë kontesti”, theksoi Goran Rafajllovski, kryetar i Gjykatës së përhershme të zgjedhur

Nga të gjitha kontestet, përmes arbitrazhit në vend zgjidhen pesë për qind e lëndëve, kjo është në nivel të një pjese të vendeve të Evropës, por jemi larg nivelit zviceran dhe amerikan për lëndët e zgjidhura, shprehet biznesmeni Goran Rafajllovski.


Pushteti shprehet se e mbështetë arbitrazhin si proces dhe vërteton se në këtë mënyrë zgjidhja e lëndëve rrjedhë në mënyrë më efikase dhe më të shpejtë në raport me lëndët gjyqësore mes ndërmarrjeve private dhe atyre publike. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev shprehet se shteti tashmë e zbaton arbitrazhin në konteste që i ka me ndërmarrje private. Përvoja për kohëzgjatjen e rasteve tregon se përmes arbitrazhit kontesti më i gjatë ka zgjatur nëntë, ndërsa kontesti që është zgjidhur më së shpejti katër muaj, shumë më shpejtë sesa ato që zgjidhen përmes rrugës gjyqësore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori