Oda Sllovene e Bizneseve dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë, përmbyllën suksesshëm Forumin e bizneseve dhe B2B-të e organizuara me fokus të veçantë sipas nevojave të tregut Kosovarë dhe interesave të bizneseve të pranishme në selinë e GZS-së në Lubjanë ku ishin prezent një numër i madh i bizneseve Sllovene dhe Kosovare dhe një numër i Kosovarëve përfaqësues të ndërmarrjeve që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.
Në Odën Ekonomike të Sllovenisë (GZS- Gospodarska Zbornica Slovenije) ia dolën të njohin interesat e përbashkëta bizneset pjesëmarrëse nga Kosova dhe Sllovenia me rastin e shkëmbimit të përvojave, prezantimit të interesave dhe nevojave të tregut në forum dhe në takimet individuale që i organizoj Oda Sllovene e Biznesit.
Zëvendësdrejtori i GZS-së Matej Rogelj potencoj interesin e madh të bizneseve Sllovene të interesuara për të bashkëpunuar me partnerët Kosovarë, gjë që u vërtetua me numrin e madh të bizneseve pjesëmarrëse në forum.
Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve me seli në Prishtinë Bajrm Fusha inkurajoj dhjetëra biznese nga Kosova të cilat edhe përkundër vështirësive në qarkullimin e lirshëm dhe të bërit biznes në vendet Europiane ia dolën të jenë pjesë e forumit, të prezantojnë produktet e tyre mirë të dizajnuara dhe interesante për tregun Europian. Inkurajoj që të shfrytëzojnë inercionin e shpirtit ndërmarrës, të këmbëngulin dhe të tejkalojnë barrierat e ndryshme me të cilat ballafaqohen në të bërit biznes me vendet Europiane.
Oda Sllovene e Bizneseve ka për detyrë dhe obligim që të përkrahë ndërtimin e rrjetit, mirëmbajtjen e tij dhe përkrahjen e zhvillimit të rrjetëzimit në mes të bizneseve Kosovare dhe Sllovene e sidomos pas një interesimi dhe përgatitje shumë të mirë të bizneseve të pranishme në forumin dhe B2B-të sot. Theksoj më tej Bajram Fusha.
Përkrahjen e kësaj ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit e fuqizoj edhe prania e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Slloveni zotëri Avni Kastrati dhe fjala e tij mbështetëse për të gjithë të pranishmit. Ambasadori potencoj rëndësinë e forumit dhe bashkëpunimin tradicional të shkëlqyeshëm që ka Kosova me Slloveninë, sidomos Imaxhin që gëzojnë produktet Sllovene në Kosovë. Gjithashtu inkurajoj bizneset Kosovare të shfrytëzojnë mundësit e tyre dhe rrisin eksportin në vendet Europiane.
Bizneset pjesmarrëse në forum do vazhdojnë takimet dhe vizitat ditët në vijim nëpër kompani të ndryshme Sllovene.
Nga Oda Sllovene e Bizneseve premtojnë se do vazhdojnë këtë fushat në shtytjen e bizneseve për të rritur mundësit e eksportit edhe më tutje duke informuar, shpërndarë, kontaktuar dhe hulumtuar mundësi të reja dhe partner në tregun Slloven dhe Kosovarë. Duke marrë parasysh se Sllovenia ka një suficit në eksportin në Kosovë ne na mbetet edhe shumë punë për të rritur eksportin nga Kosova në Slloveni dhe përmes Sllovenisë në vendet Europiane.
Oda Sllovene e Bizneseve në muajt në vijim do të potencoj ngjarjet mujore me anëtarët e saj dhe do të organizoj këtë vit vizitat në dy panaire ndërkombëtare në Slloveni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë