LAJMI I FUNDIT:

Bizneset nga Kosova afër bashkëpunimit me bizneset e huaja

Bizneset nga Kosova afër bashkëpunimit me bizneset e huaja

Ministri i Diasporës, Valon Murati po merr pjesë në vizitën e bizneseve kosovare në diasporë. Në kuadër të kësaj vizite është mbajtur edhe takimi i përbashkët nga Kosova dhe Austria ku janë prezantuar bizneset e Kosovës si dhe janë hapur mundësi të reja të bashkëpunimit.

Si rezultat i këtij forumi, pritet të nënshkruhen kontrata për bashkëpunim ndërmjet bizneseve nga Kosova, ato të diasporës dhe bizneseve austriake në fusha të ndryshme, ndërsa grupi do të vazhdojë vizitën në formatin e njëjtë në ditët në vazhdim edhe në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, njofton Ministria e Diasporës.

Po ashtu, janë vizituar edhe disa nga bizneset e suksesshme të diasporës shqiptare në Austri si “Blakaj Fenster und Turen”, “Tolaj GmbH” dhe “Immobilienverwetung GmbH”.


Murati po qëndron në Austri me organizim të përbashkët të Ministrisë së Diasporës, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës, Odës Amerikane në Kosovë, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe me përkrahjen e UNDP. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori