Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan bizneset në Kosovë gjatë pandemisë me COVID-19, Qeveria e Kosovës, deri më tani, i ndihmoi ata me vetëm rreth 150 milionë euro.
Në Pakon Emergjente vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro.
Me këto mjete ishte paraparë mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 eurosh për dy muaj, subvencioni i qirasë deri në 50 për qind të vlerës e të tjera.
Ndërkaq, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili kap vlerën e më shumë se 350 milionë eurove, u ndanë 60 milionë euro për biznese, në bazë të listës së numrit të punëtorëve.
Nga kjo shumë përfituan rreth 36 mijë biznese me më shumë 200 mijë të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtor të punësuar.
Humbjet ekonomike që nuk u kompensuan
Por, krahasuar me ndihmën që ka dhënë shteti për bizneset, humbjet janë shumë herë më të mëdha.
Vetëm, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, bizneset në Kosovë kanë pasur afër 1 miliard euro më pak qarkullim gjatë periudhës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar.
Të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga pandemia COVID -19, sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP është industria e ndërtimit, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomi.
Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar edhe në të hyrat buxhetore, ku sipas Ministrisë së Financave, deri në fundin e vitit 2020, do të ketë rreth 300 milionë euro më pak të hyra për buxhetin e Kosovës.
Ndihmë për të mbijetuar
Humbjet e bizneseve në Kosovë nisën që nga vendosja e masave të para për parandalimin e përhapjes së COVID-19 më 13 mars, atëherë kur edhe u shënuan rastet e para.
Për këta tetë muaj bizneset deklaruan për humbje të mëdha.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane, Aleancës Kosovare e Biznesit, Odës së Afarizmit dhe shumë organizata tjera ekonomike kërkuan ndihmë nga qeveria për bizneset, por, që ndihma që shteti ndau, u vlerësua se nuk ishte e mjaftueshme.
Përveç ndihmës, e cila ishte e pamjaftueshme, autoritetet e Kosovës dështuan edhe të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që ka për qëllim t’i ndihmojë bizneset që kanë pasur humbje nga pandemia COVID-19.
Ky Projektligj, pas gjashtë dështimesh për miratim në Kuvendin e Kosovës, ka arritur të miratohet vetëm në lexim të parë më 13 korrik.
Në këtë Projektligj, është paraparë që “Fondi Kreditor Garantues i Kosovës (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 për qind deri në 80 për qind”. Gjithashtu, kontribut-paguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Komuniteti i biznesit paralajmëroi krizë financiare te bizneset deri te falimentimi i tyre, nëse nuk miratohet ky ligj dhe bizneset nuk ndihmohen nga shteti.
Pandemia mbylli biznese
Gjatë periudhës shkurt-tetor, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese, të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë.
Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi. Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.
Por, numri i bizneseve të mbyllura u konsiderua të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj organizate jo të gjitha bizneset, të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.
“Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i kësaj shoqate Skënder Krasniqi.
Papunësia shënoi rritje
Niveli i papunësisë është rritur gjatë periudhës së pandemisë. Masat për parandalimin e Coronavirusit ndikuan që shumë biznese të reduktojnë numrin e të punësuarve.
Numri i saktë i personave që kanë humbur vendin e punës nuk dihet, por Oda e Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Afarizmit kanë thënë se kemi të bëjmë me rreth 30 mijë të punësuar që gjatë pandemisë mund të kenë humbur vendin e punës.
Numri i qytetareve të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit, shënoi rritje në këtë periudhë. Sipas të dhënave të APK-së numri total i të regjistruarve si të papunë deri në korrik është mbi 180 mijë.
Papunësia në Kosovë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind.
Ekonomia e Kosovës, rënie në rreth 7.2 për qind
Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore te Kosovës, ekonomia e vendit këtë vit pritet të shënojë rënie prej rreth 7.2 për qind si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend.
Ndërkohë, raportet e BQK-së vënë në pah se sistemi bankar i Kosovës është mjaft mirë i kapitalizuar dhe likuid.
Bankat komerciale në Kosovë, sipas të dhënave të BQK-së, vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës.
Gjithsej kreditë në muajin gusht 2020, sipas BQK-së, janë në shumën prej 3.02 miliardë eurove, duke vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë këtij viti, me një rritje vjetore prej 7.6 për qind.
GAP: Bankat do të reduktojnë dhënien e kredive
Instituti GAP në hulumtimin e tij thotë se vazhdimi i kredidhënies është i domosdoshëm në mënyrë që të mundësohet stimulimi i konsumit të ekonomive familjare dhe investimet në sektorin privat.
Megjithatë, sipas GAP-it, në muajt në vijim kur pritet që gjendja e sektorit privat të vështirësohet edhe më tutje, fakti se bankat komerciale janë likuide dhe me kapital të lartë mund të jetë i pamjaftueshëm për të vazhduar kreditimi.
Bankat mund të vlerësojnë se ekziston një ambient i rrezikshëm për ofrim të kredive të reja dhe si rezultat të reduktojnë kreditë e reja edhe më shumë.
Në këtë situatë, GAP sugjeron që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mund të luajë një rol kyç në marrjen përsipër të një pjese të rrezikut dhe të mundësojë vazhdimin e kredidhënies. Fonde të ngjashme u treguan efektive në shumë vende të botës gjatë krizës botërore financiare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri