Shpejtim Kuqi, drejtor ekzekutiv në fabrikën për prodhimin e këpucëve “Solid” nga Suhareka në mungesë të vizës shumë herë nuk ka mundur të jetë pjesë e panaireve të organizuar në Evropë e më gjerë.
Mospjesëmarrja në takime të rëndësishme me afaristë ndërkombëtarë, thotë Kuqi, u ka shkaktuar probleme në zhvillimin e veprimtarisë së kompanisë.
“Lëvizja e lirë është diçka shumë e mirë për bizneset për arsye se ne po kemi shumë probleme për tu pajisur me viza. Unë si drejtor ekzekutiv i kompanisë ‘Solid’ nuk kam vizë tani e dy muaj, duhet pritur një muaj për termin dhe një muaj përgjigjen për me marrë vizën. Kjo më ka sjell shumë probleme. Janë dy panaire të lëndëve të para që janë shumë të rëndësishme për kompanitë tona e që unë nuk mund të jem prezent”, thotë Kuqi për Radion Evropa e Lirë.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, përveç realizimit të mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve, thotë Kuqi, do të ketë rëndësi të madhe për komunitetin e biznesit.
Mospërmbushja e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian e kanë lënë Kosovën qe një kohë të gjatë pa u përfshirë në zonën e lëvizjes së lirë pa viza, të njohur si zona Shengen.
Ismet Mulaj, nga Oda Tregtare e Afarizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të një analize që kanë bërë, bizneset për tu pajisur me një vizë shpenzojnë deri në 400 milionë euro në vit.
“Një nga barrierat më të mëdha të zhvillimit të biznesit në Kosovë ka qenë mungesa e liberalizimit të vizave, përveç kostos direkte që janë deri në 70 milionë euro pa përfshirë edhe kohën që shpenzojnë bizneset për tu pajisur me një vizë janë edhe dokumentet e shumta e nganjëherë edhe mos pajisja me vizë. Kjo barrierë sipas analizave tona i ka shkaktuar humbje biznesit 300 deri në 400 milionë euro brenda një viti”, thotë Mulaj.
Mulaj, thekson se përveç shpenzimeve për tu pajisur me një vizë, mungesa e liberalizimit të vizave bizneseve u ka shkaktuar probleme në krijimin e kontakteve me afaristë ndërkombëtarë.
“I ka pamundësuar biznesit nga Kosova që të del në arenën ndërkombëtare të kontaktojë me afaristë ndërkombëtarë, të bëjë marrëveshje më bizneset në Evropë. Marrëveshja për tregti të lirë CEFTA lejon qarkullimin e lirë të mallrave në Bashkimin Evropian, por nuk lejon pronarët e bizneseve që të lëvizin në BE dhe kjo është një problem i madh”, thotë Mulaj.
Qarkullimi i lirë i përfaqësuesve të biznesit është një problem i pazgjidhur sidomos për bizneset që merren me eksportin dhe importin e produkteve të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas bizneseve liberalizmi i vizave do të rrisë më tepër edhe rëndësinë e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, marrëveshje kjo që ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.
MSA-ja ua hapi dyert bizneseve të Kosovës për pjesëmarrje në tregun prej 500 milionë banorësh, por që pa liberalizmin e vizave konsiderohet te mos ketë efektin e duhur. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit