Në punëtorinë e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mbi Perspektivat e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) për Komunitetin e Biznesit, fokusi kryesor i diskutimeve ishte mbi atë së çfarë duhet bërë sektori privat dhe institucionet përgjegjëse për përmirësimin e jetës së komunitetit ne vend, me theks të veçantë zhvillimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës si një ndër shtyllat kryesore të CSR.
Driton Dalipi nga MDA hapi këtë takim në cilësinë e moderatorit, duke vënë theksin mbi rolin e rëndësishëm të Odës Amerikane dhe anëtarëve të saj në fushën e CSR dhe mundësitë ekzistuese që bashkërisht të shërbejnë si lider të ndryshimeve pozitive në komunitet.
Ndërkaq, angazhimi dhe përpjekjet e vazhdueshme të Odës Amerikane për iniciativa dhe aktivitete në fushën e CSR, u përmendën më në detaje nga anëtari i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi. Ai theksoi se përmes Komitetit të CSR të Odës Amerikane synohet koordinim më i mirë i këtyre përpjekjeve duke ndarë informata të nevojshme me bizneset anëtare për një përfshirje më të madhe në aktivitete të CSR dhe edukimin e tyre në këtë drejtim.
Niveli i lartë i papunësisë në vend, sidomos tek të rinjtë u përmend si fakt shqetësues gjatë prezantimit të Drejtorit të KEDS, Geroge Karagutoff. Ai shpalosi për të pranishmit informata mbi projektin e KEDS Academy, i cili përmes bashkëpunimit me institucionet arsimore në vend, përfshirë shkollat e mesme dhe nivelin universitar, mundëson trajnimin profesional dhe punësimin brenda KEDS të atyre të rinjve që tregojnë rezultate pozitive dhe gatishmëri për zhvillim të mëtutjeshëm.
Nadya Sinigerska dhe Tanya Dikova nga Contour Global thanë se është mëse e nevojshme që projektet në fushën e CSR të identifikohen bazuar në kërkesat e komunitetit dhe të njëjtat të ndërlidhen me objektivat e vet biznesit, në mënyrë që të arrihen rezultatet e kërkuara. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që pas përfundimit të projektit të bëhet një vlerësim mbi ndikimet e tij në target grupet e përfshira dhe në përgjithësi në komunitet, që ndër të tjera do të mundësonte edhe koordinimin e përpjekjeve dhe aktiviteteve të ardhshme të CSR.
Rëndësia e të qenit partner konstruktiv i institucioneve dhe organizatave shtetërore qëndron në forcimin dhe koordinimin e përpjekjeve që përmes aktiviteteve të CSR të mundësohet zhvillimi i mëtutjeshëm i shoqërisë. Kjo u theksua gjatë prezantimi të Agron Mustafa, Drejtor Gjeneral i Telekomit të Kosovës, i cili e konsideroi si të domosdoshme edhe përgatitjen e shoqërisë në shfrytëzimin e teknologjisë së komunikimit, duke shprehur planet e kompanisë që ai drejton për projekte të ardhshme në këtë drejtim.
Albena Pllana nga Coca Cola Hellenic vuri theksin tek trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve dhe edukimi profesional i të rinjve që kjo kompani ofron për një periudhë prej 6 javësh. Ajo shtoi se në mënyrë që një iniciativë të ketë rezultatet e duhura, është e nevojshme krijimi i një strategjie të qëndrueshme të biznesit dhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët dhe komunitetin lokal.
Në fund, të pranishmit u dakorduan se nevojitet një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i sektorit privat me institucionet përgjegjëse në mënyrë që të arrihet ndikimi i synuar i projekteve të CSR në shoqëri, përfshirë këtu edhe rritjen e punësimit të të rinjve duke harmonizuar kurrikulat edukative me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi