Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka organizuar një tryezë diskutimi rreth ndikimit dhe implikimeve të reja që dalin nga Ligjit për Tregtinë për sektorin privat në vend.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, e vlerësoi ligjin si të rëndësishëm, por bëri thirrje për shmangie të rregullimit të tepërt, i cili do të cenonte raportet ndërbiznesore por edhe do të vështirësonte të bërit biznes. Ai tha se është qëndrim i Odës Amerikane se rregullimi i tepërt do të ngufaste operimin e bizneseve dhe do të ishte në kundërshtim me orientimin e vendit për një ekonomi të tregut të lirë.
Këshilltarja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Mrika Selimaj, tha se ligji për tregti parasheh një numër të risive të cilat synojnë në rregullimin e përgjithshëm të tregut në vend, duke thënë se ky ligj anon më shumë nga aspekti admnistrativ.
Selimaj tha se Ministria synon të bëj modifikimet e nevojshme në mënyrë që ky ligj të jetë i implementueshëm dhe se reformat janë më së të nevojshme për të rregulluar këtë sektor. Ajo inkurajoi bizneset e pranishme të paraqesin rekomandimet dhe komentet e tyre në lidhje me formulimin e këtij ligji i cili do të ndikojë në veprimtarinë e tyre biznesore.
Kryesuesi i Komitetit të Tregtisë dhe Doganës të Odës Amerikane dhe Pronari i Delfin Ltd, Avni Krasniqi, tha se mungesa e përfshirjes së sektorit privat në formulimin e ligjeve të cilat afektojnë sektorin e tregtisë me pakicë por edhe sektorëve të tjerë në përgjithësi po ndikon në zbatueshmëri të duhur të ligjit në vend.
Krasniqi tha se duke qenë se sektori privat afektohet më së shumti nga specifikat dhe risitë e reja nga ky ligj, biznesin kanë ndrojtje që zbatueshmëria e këtij ligji do të has në vështirësi e cila do të rezultojë në parregullsi në treg.
Ai kërkoi që bizneset të jenë pjesë e pandashme e këtij procesi në dhënien e rekomandimeve për të adresuar çështje të cilat do të paraqitnin barrë për sektorin privat.
Përfaqësuesi i kompanisë Proex, Ylber Kuraja, tha se sektori i tregtisë me pakicë në Kosovë është sektori kryesor i mbushjes së arkave të shtetit, andaj përfshirja e këtij sektori në modifikimin e ligjit për tregti është e domosdoshme. Ai tha se mungesa e fiskalizimit të plotë të dyqaneve, mes tjerash, reflekton në zbatueshmëri jo të plotë të ligjeve aktuale, duke shtuar se përfshirja më e madhe e bizneseve në procesin e draftimit të ligjeve do të mundësonte një adresim më të duhur të çështjeve të cilat afektojnë sektorin privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit