LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin kalon 800 dollarshin

Bitcoin kalon 800 dollarshin

Çmimi i një monedhe virtuale bitcoin arriti nivelin më të lartë në 3 vite gjatë kësaj jave dhe blerësit në SHBA dhe Europë kontribuan për pjesën më të madhe të volumit të tregtisë.

Çmimet e bitcoin janë rritur në mënyrë të qëndrueshme këtë vit, por u përshpejtuan ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve në SHBA e çoi dollarin në nivele rekord. Tregtarët kinezë kanë qenë gjithashtu blerës të mëdhenj të bitcoin, duke kërkuar mbrojtje nga zhvlerësimi i shpejtë i juanit.

Tregtarët në Perëndim e kanë përdorur monedhën virtuale si mbrojtje kundër ndikimeve ekonomike dhe politike të administratës së re të Donald Trump.
Vota e britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian dhe risku i perceptuar nga zgjedhjet në vendet kryesore të Europës në 2017, kanë bërë që investitorët europianë të blejnë bitcoin.


Monedha tregtohej në 822 dollarë, duke kaluar 800 dollarëshin për të parën herë që prej Janarit 2014, tregojnë të dhënat e Coin Market Cap. Ditën e enjte valuta preku 860 dollarë.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e tregtive gjatë kësaj jave kanë qenë në dollar, euro dhe paund. Sipas analistëve, kjo është një arritje e rëndësishme për bitcoin, duke kaluar nivelin e 2014-ës, kur një nga pikat më të mëdha në botë të këmbimit lajmëroi një vjedhje të monedhave që arriti në miliona dollarë.

Sipas kompanive të këmbimit të mondhës virutale, bitcoin përdoret zakonisht për t’u mbrjotur nga inflacioni dhe paqartësitë, duke e futur kështu në klasën e aktiveve të sigurta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori