Bislimoski: Ndërprerja e energjisë elektrike në rajon, e konfirmoi domosdoshmërinë e investimeve në energjetikë

“Janë aktivizuar të gjithë mekanizmat që të mos e ndjejmë edhe ne efektin domino nga ndërprerja e energjisë elektrike që sot ka prekur një pjesë të rajonit”, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.
Sipas tij, KRRE është në komunikim me operatorët e sistemit të transmisionit dhe organet rregullatore të vendeve që janë të prekura nga kjo situatë.
Ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe pjesë të Kroacisë është një tjetër konfirmim, vlerësoi Bislimovski, se investimet janë vendimtare për sektorin e energjisë dhe duhet të jenë prioritet.
“Lajmi kryesor i sotëm në rajon se pothuajse i gjithë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina dhe një pjesë e Kroacisë kanë mbetur pa energji elektrike është vetëm një konfirmim se investimet në energji duhet të jenë prioriteti numër një. MEPSO ka aktivizuar të gjithë mekanizmat që efekti domino të mos ndihet në vendin tonë. Nuk ishte edhe aq larg kur vendi, rajoni u përball me një “blekk aut” (kolapsi i rrjetit elektrik). Jemi në komunikim me operatorët e sistemit të transmetimit, si dhe me organet rregullatore të vendeve të prekura nga kjo situatë. Energjetika është e ndërthurur si enët e gjakut në trupin e njeriut. Po e përsëris: investime, investime dhe vetëm investime janë të nevojshme”, tha Bislimoski.
Sot, pothuajse i gjithë Mali i Zi, pjesë të Kroacisë dhe BeH-së ishin pa energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike ka nisur gradualisht pasditen e sotme.
Duke iu referuar informacioneve jozyrtare nga operatori kroat i sistemit të transmetimit, agjencia kroate e lajmeve HINA raportoi se defekti i rrjetit të energjisë elektrike ndodhi në tre vende, fillimisht filloi në Mal të Zi, pastaj ndërprerja e energjisë preku Bosnje e Hercegovinën dhe më pas një pjesë të Kroacisë – të gjithë Dalmacinë, deri në Rijekë, gjoja deri në trafostacionin Brinjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa