LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takohet me deputetët zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Bislimi takohet me deputetët zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Në Bundeshaus, në Bern, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, i cili ka qenë më herët pjesë e këtij grupi.

“Ky takim e bisedë miqësore u fokusua në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, si në aspektin ekonomik, social e kulturor. U theksua dhe roli pozitiv e i rëndësishëm i mërgatës sonë në kontributin e tyre në jetën shoqërore në Zvicër. Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për progresin që ka njohur vendi ynë, politikat e ndërmarra dhe potencialin tonë për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin për media.


Më tej u bisedua dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë që bart anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë për shtetin tonë por edhe për demokracinë evropiane.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen e vlerësimin e lartë për miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona. Përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër pritet që së shpejti ta vizitojnë dhe vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Bundeshaus, zëvendëskryeministri Bislimi u takua dhe me Sekretaren e Shtetit për çështje ekonomike, Helene Budiger Artieda, ku u theksua veçanërisht fuqizimi i bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori