Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi ka deklaruar se marrëveshja ligjërisht e obligueshme me njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, është qëllimi përfundimtar dhe për këtë janë duke punuar për ta kornizuar procesin.
Bislimi i bëri këto komente në tryezën e diskutimit me temë “Dialogu nën Qeverinë Kurti: E ardhmja e procesit, sfidat dhe mundësitë për një marrëveshje finale”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Në fillim të diskutimit Bislimi shpalosi pozicionin e Qeverisë Kurti në dialog dhe planet për vazhdimin e tij. Ndër të tjera, Bislimi tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë i bazuar në principe të caktuara dhe se palët duhet të jenë të barabarta.
“Në çdo rast kur ne kemi hasur në qasje të pabarabartë, ne kemi aplikuar principin e reciprocitetit dhe ndikimi i kësaj qasje është vërejtur në terren dhe në tavolinën e bisedimeve”, shtoi ai.
Për më tepër, Bislimi pohoi se paralelisht janë duke zhvilluar edhe dialog të brendshëm me serbët lokalë.
Ai po ashtu ka theksuar se pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës e shtojnë fuqinë negociuese të palës serbe.
“Megjithatë, situata e re me luftën në Ukrainë mund ta qartësojë pozicionin e këtyre pesë shteteve karshi Kosovës, pasi që një kërkesë e tillë është edhe nga BE-ja”, tha ai.
Në anën tjetër, politologu Behlul Beqaj theksoi se qasja e qeverisë ndaj këtij procesi ka qenë joreale dhe politikisht e gabuar. Ai theksoi se Qeveria ka treguar edhe papërgjegjshmëri ligjore në dialog duke aluduar për mos zbatim të disa marrëveshjeve të dakorduara.
Kurse, Arbëresha Loxha-Stublla nga GLPS tha se është për t’u përshëndetur fakti që qeveria ka shtyrë përpara parimin e reciprocitetit në dialogun me Serbinë, që është një standard i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura e sovrane, por që për një periudhë një vjeçare sa është në pushtet kjo qeveri ka qenë e mundur të bëhet më shumë.
Ajo po ashtu theksoi nevojën për një kujdes të shtuar gjatë procesit të negocimit në Bruksel, duke thënë se ngutitë e Kosovës në të kaluarën na kanë kushtuar më shumë marrëveshje që janë jo vetëm të dëmshme, por përbejnë pengesë në integrimin e serbëve në institucionet e vendit.
Në të njëjtën kohë, ajo vuri në pah nevojën që të kalohet prej negocimit të marrëveshjeve për gjëra teknike në një kapitull të ri negociues për një marrëveshjes finale.
“Procesi duhet te jetë i koncentruar në njohje reciproke e jo thjeshtë të shpresohet që fundi i procesit do ta sjell njohjen. Kërkohet vëmendje dhe kujdes në këtë kornizim, sepse rreziku i keqpërdorimit nga ana e Serbisë është shumë i madh’’, tha Loxha-Stublla.
GLPS prezantoi edhe platformën për dialog që vë në pah minimum pritjet nga ky proces, dhe vijat e kuqe që nuk duhet kaluar në dialog nga ana e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës