Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën Rajonale të Misioneve Norvegjeze në Evropën Juglindore”.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës.
“Agjenda evropiane për këtë vit është ambicioze ku shënojmë një vit të rëndësishëm pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe synimit për aplikim për anëtarësim në BE brenda këtij viti”.
Sipas Bislimit, liberalizimi i vizave është një çështje që po trajtohet me përparësi.
“Liberalizimi i vizave është një çështje që po trajtohet me përparësi dhe po punohet për të patur zhvillime pozitive dhe dinamikë të re në këtë çështje, për të cilën Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe po punon ngushtë me shtetet anëtare të BE-së”.
Ai shton tutje se gjatë vitit të fundit “është shënuar dhe progresi më i madh dhe i rëndësishëm në implementimin e reformave në fusha kyçe në kuadër të agjendës evropiane, kur jemi tashmë në vitin e gjashtë të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”
Bislimi thotë se Kosova është gati për sfida të reja, hapa të mëtejme dhe status më të avancuar në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Avancimi që ka njohur Kosova, ka shfaqur potencialin tonë për shtrirje më të gjerë të trajektores sonë të zhvillimit, përtej barrierave ekzistuese. Vendi ka njohur rritje me 17 pozicione në indeksin e Transparency International e po ashtu 17 vende në indeksin e lirisë së medias, World Freedom. Ndërkohë, sipas World Justice Project, për vlerësimin e sundimit të ligjit, Kosova është e 60-ta në botë dhe e para ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar zëvendëskryeministri.
U theksua dhe se vendi ynë po përballet me sfida të përbashkëta me vendet e tjera të BE-së dhe kontinentit evropian, siç është kriza e energjisë, si efekt i krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus në Ukrainë.
“Qeveria ka marrë masa për lehtësimin e krizës energjetike ku dhe janë ndarë në total përgjatë vitit mbi 100 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike me synim për të ulur ndikimin e rritjes së tarifave tek konsumatorët si dhe së fundmi 6 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë”.
Sa i përket dialogut me Serbinë, u theksua veçanërisht se Kosova është palë aktive dhe konstruktive, e përkushtuar në arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke.
Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl si dhe përfaqësuesit nga Misionet Norvegjeze në Evropën Juglindore për mikpritjen dhe diskutimin e frytshëm të zhvilluar në kuadër të konferencës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët