Përveç faktit që gatimi me fëmijët është argëtim, gjithashtu është edhe proces i mirë, pasi që fëmijët mësohen se si të jeni të pavarur Përbërësit: - 300 gramë miell - ½ lugë gjelle sodë buke - 150 gramë gjalpë - 250 gramë sheqer - Dy vezë - 200 gramë karamele me ngjyrë Përgatitja:

Së pari e përzieni miellin me sodën e bukës në një tas.


Pastaj, e kombinoni sheqerin me gjalpin e shkrirë në një tas tjetër. I shtoni vezët bashkë me sheqer dhe i përzieni mirë.

Gradualisht e hidhni miellin dhe e bëni gati brumin.

Pastaj, i shtoni karamelet dhe e përzieni mirë. Krijoni topa të vogël nga brumi, e pastaj formoni biskota nga topat.

Biskotat e fituara i futni në furrë me nxehtësi 170 gradë celsius për 10-15 minuta.

/Telegrafi/