Site icon Telegrafi

Biskota të shijshme kreshmore pa vezë dhe gluten: Me këto biskota kënaqen të gjithë!

Përbërësit për biskota:

▪ 100 g miell orizi,
▪ 4 lugë gjalpë,
▪ 4 lugë bademe të bluara,
▪ 4 lugë miell hikrre,
▪ pak kripë,
▪ 3 lugë mjaltë (ose shurup panje),
▪ vanilje (sipas shijes),
▪ kanellë (ose përzierje erëzash për gurabija me mjaltë, sipas shijes),
▪ ½ luge kafeje pluhur për pjekurina

Për shtojcë: marmelatë apo xhem, sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Gjalpin e zbutur përzieni me mjaltë dhe erëza. Pastaj shtoni përbërësit e tharë, miellin e orizit dhe miellin e hikrrës, kripën, pluhurin për pjekurina dhe bademet e bluara.

2. Nga tretja ngjishni brumin. Brumin mbështilleni në folie të tejdukshme dhe lëreni në frigorifer disa orë, më së miri gjatë natës.

3. Brumin shtrijeni midis dy copëve të folive. Nëse provoni ta shtrini tepër hollë, brumi do të pëlcasë.

4. Priteni brumin në formë të yjeve, luleve, zemrës, pishës apo rrathëve. Keni parasysh që gjysma e biskotës duhet të ketë vrimën në mes.

5. Futni biskotat që të piqen në furrë në 170 deri në 180 gradë rreth 10 deri 15 minuta.

6. Dy gjysma të biskotave bashkoni me marmelatë apo me xhem, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version