Ligji i prokurimit ka 135 nene, ndërsa janë edhe rregullat e prokurimit të hartuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit që në mënyrë të detajuar flasin për secilin prej hapave të prokurimit.
Përkundër kompleksitetit që kanë këto akte, janë tri parime bazë të prokurimit që mundësojnë që një tender të përmbyllet me sukses.
“Paraja publike duhet të përdoret në mënyrën më ekonomike” është parimi i parë dhe kryesori. Parimi i dytë është se “operatorët ekonomik duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo- diskriminuese”. Dhe parimi tjetër, po aq i rëndësishëm, është se “institucionet duhet të veprojnë në mënyrë transparente”.
Këto parime janë fryma e ligjit dhe njëkohësisht duhet me u zbatu në secilën prej hapave në prokurim. Cilido prej këtyre parimeve që shkelet, në cilin do hap të prokurimit, atëherë do kemi një proces të prokurimit të kontaminuar. Këto parime duhet të udhëheqin prej ditës kur caktohet projekti që synon të realizohet, pastaj kur caktohen rregullat dhe kriteret e tenderit, e deri tek nënshkrimi dhe menaxhimi i kontratës.
Fatkeqësisht, të dhënat që janë nxjerr në E për më keq, këto parime janë duke u shkelur me veprime që janë në “përputhje me ligjin e Prokurimit”. Shembull, monitoruesit e dy organizatave i kanë monitoruar nëntë (9) tender me fokus në fazën e para-tenderimit. Synimi ka qenë të shihet se kush po i harton specifikat teknike dhe profesionale për një tender? A po kurdise tenderët, pra a po ka përshtatje të kritereve të tenderëve? Apo, nëse po ndërrohen rregullat e tenderit?
Janë disa gjetje shqetësuese. Nga nëntë (9) tenderët që janë monitoruar në fazën e para-tenderimit, vetëm njëri prej tyre nuk ka pasur asnjë korrigjim të gabimeve në njoftime, përkatësisht kriteret teknike apo profesionale. Në tetë (8) prej tenderëve të monitoruar, të paktën një herë ka pasur korrigjime të gabimeve përmes formularëve për korrigjim të gabimeve (B54). Në dy (2) raste janë bërë nga gjashtë korrigjime të njoftimeve, kryesisht kishte ulje të kritereve teknike apo profesionale. Korrigjimet janë të lejuara me ligj, sepse ato janë të domosdoshme pasur parasysh që edhe mund të ketë gabime të paqëllimëshme. Megjithatë, në disa raste kishte ulje deri në përgjysmim të kritereve teknike dhe profesionale që duhet t’i plotësonte një operatorë ekonomikë për të hyrë në garë. Thënë me thjeshtë, pas korgjimeve ju ka mundësuar edhe kompanieve më të vogla të ofertojnë dhe të marrin një kontratë të caktuar. Por, bazuar në të dhënat e publikuara në këtë raport, këto kompani të vogla kishin shumë më pak kohë për të përgatitur ofertën e tyre dhe për të ofertuar në këta tender. Pra, në këto raste janë shkelur parimet e ligjit të prokurimit, sic është trajtimi i barabartë i bizneseve, sepse disa biznese kanë pas kohë më të gjatë për të përgatitur ofertat e tyre.
Një tjetër e gjetur në këtë raport flet për personat/komisionet për hartim të specifikacioneve teknike dhe profesionale. Hartimi i kushteve teknike, profesionale dhe financiare për një tender është baza e atij tenderi. Në këtë fazë mund të paracaktohet se kush do të marrë një tender, nëse këto kushte i përshtaten një operatori ekonomikë. Kemi parë raste e raste në të kaluarën se si tenderët janë kurdisur që një operator ekonomikë të marrë kontratë, kryesisht duke paraqitur kritere tepër të larta dhe të panevojshme për atë aktivitet të prokurimit.
Të dhënat e publikuara në raportin e BIRN dhe D+ janë shqetësuese. Në 16 nga 27 tenderët e monitoruar, Autoritetet Kontraktuese nuk kanë treguar me emër e mbiemër se kush i ka hartuar specifikat teknike, profesionale e financiare. Pra, për publikun është sekret se kush i ka caktuar rregullat e prokurimit. Thënë më thjeshtë, ata që mund të paracaktojnë fituesin e një tenderi janë anonim.
E kur kësaj të dhëne ia shtojmë rrëfimin e sinqertë që kishte bërë një prej zyrtarëve të prokurimit se ka raste kur atij “i vijnë në USB kriteret teknike, profesionale dhe financiare” për ndonjë tender, atëherë këto të dhëna janë edhe më shqetësuese të frikshme. Është urgjente që sa më parë të rregullohet çështja e hartimit të kritereve teknike, profesionale dhe financiare në atë mënyrë që emrat e personave që i hartojnë ato duhet të jenë publikë. Kjo është e vetmja mënyrë që mos të lejohet ndërhyrje nëpër tender të personave “anonim”, sepse kështu po i mundësohet dikujt ta ketë terrenin e lirë për të manipuluar me tender.
Është për habi që Rregullorja e Prokurimit thotë se personat që kanë marrë pjesë në hartim të
specifikacioneve ose termave të referencës nuk duhet të jenë të përfshirë në Komisionin për vlerësim të ofertave, e në anën tjetër institucionet nuk tregojnë se kush i ka hartu specifikacionet teknike. Nëse nuk dihet kush i ka hartu specifikacionet teknike e profesionale për një tender si mund të dihet nëse ka konflik interesi, pra që i njëjti person është i përfshirë në vlerësimin e ofertave apo menaxhimin e kontratës.
Në përgjithësi, Komunat dhe MSh vazhdojnë të kenë sfida për të përmbyllur një proces të prokurimit pa shkelje të Ligjit dhe Rregullave të Prokurimit Publik. Që nga faza e parë e planifikimit të prokurimit e deri në menaxhimin dhe zbatimin e plotë të një kontrate janë evidentuar shkelje. Shkelje që janë konfirmuar edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Disa prej shkeljeve janë të izoluara, mirëpo ka edhe të tilla që janë të shpërndara në shumicën e Autoriteteve Kontraktuese (AK) që janë monitoruar.
Me ligj nuk mund ta eliminojmë çdo mundësi për keqpërdorime, por është fakt që dikush po e shfrytëzon çdo zbrasti të ligjit për të bërë manipulime me tender. Dikush mund të thotë që ligji është mjaftueshëm i mirë sa me garantu një procedurë të rregull të prokurimit, për ata që dojnë. Por, të dhënat po na tregojnë se veprimet që janë në përputhje me disa nene të ligjit, po janë në kudërshtim me parimet e këtij ligji. (Ky është opinion nga Demokraci Plus dhe BIRN. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë artikull nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara)./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Është koha të investoni në të ardhmen tuaj me Kompleksin Linda!
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë