BISEDË SENTIMENTALE

Poezi nga: Paul Verlaine Përktheu: Mihal Hanxhari
Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Posi dy hije kaluan dy vetë
Me sy të shuar me buzët vrare
Mezi dëgjohen si me të qarë
Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë
- Të kujtohet malli që na pushtoi?
- Përse don’, vallë, që ta kujtoj?
- Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? - Jo
- Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar
Buzë më buzë, të përqafuar! - Zjarr i shuar.
- Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
- Shpresa mërgoi tek qielli i zi
Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































