Për dhjetë muaj nuk ka pasur asnjë sekondë të raportimit negativ për Rusinë dhe Kinën në televizionet me frekuencë kombëtare në Serbi, treguan rezultatet e monitorimit të Byrosë për Kërkime Sociale (BIRODI).
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më së shumti kohë televizive negative në periudhën e vëzhguar.
Janë analizuar emisionet qendrore informative të pesë televizioneve kombëtare: RTS, Pink, Happy, B92 dhe Prva, në periudhën nga 1 dhjetori 2020 deri më 30 nëntor 2021, me përjashtim të muajve korrik dhe gusht.
BIRODI thekson se zyrtarët kinezë, përfshirë përfaqësues të ambasadës, janë përfaqësuar pozitivisht në 83.4 për qind të rasteve, ndërsa në pjesën tjetër të kohës janë raportuar në mënyrë neutrale, raporton The Geopost.
Zyrtarët rusë janë të përfaqësuar pozitivisht në një përqindje edhe më të lartë – 89.6 për qind, ndërsa pjesën tjetër të kohës përfaqësohen në mënyrë neutrale.
Në periudhën e vëzhguar, BE-ja ishte kryesisht e përfaqësuar në mënyrë neutrale (3/4 e rasteve), çdo e pesta e sekondës kishte konotacion pozitiv, ndërsa raportimi negativ për BE-në mori 6.8 për qind të kohës.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur kohën më negative gjatë asaj periudhe. Zyrtarët amerikanë, përfshirë anëtarët e ambasadës amerikane, u paraqitën negativisht në një të pestën e kohës së vëzhguar. Raportimi neutral u regjistrua në 2/3 e rasteve, ndërsa pozitiv ishte 1/6.
BIRODI përfundon se një raportim i tillë shkel të drejtat e garantuara të qytetarëve për t’u informuar në mënyrë objektive dhe të paanshme në Serbi, dhe se “bashkëpunëtor” në këtë është Organi Rregullativ për Media Elektronike (REM), i cili nuk dënon informacionin e njëanshëm. /The Geopost/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë