LAJMI I FUNDIT:

Birkenstock akuzon Amazon për dështimin që t’i trajtoj kopjet false

Birkenstock akuzon Amazon për dështimin që t’i trajtoj kopjet false

Gjiganti i markës gjermane të këpucëve Birkenstock akuzon Amazon se ka dështuar t’i ndaloj mashtruesit që kanë shitur sandalet e saja ikonike me çmim të lirë.

Drejtori ekzekutiv i Birkenstock, Oliver Reichert, akuzoi gjigantin për shitje online se ka vepruar si një “bashkëpunëtor” ndaj shitjeve false.

“E vërteta është se Amazon po bën para me këto falsifikime. Për sa kohë jemi të shqetësuar, Amazon është një bashkëpunëtor”, tha ai.


Reichert, javën e kaluar njoftoi se nga 1 janari 2018 do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Amazon për shkak të “një seri shkeljesh të ligjit mbi platformën e tregut”.

“Birkenstock kishte parashtruar ankesa se produktet e falsifikuara me cilësi të dobët që cenonin të drejtat e markës tregtare dhe mashtruan konsumatorët ishin duke u vënë në dispozicion në platformë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë, përcjell Telegrafi.

“Nëse ju shisni mallra të dyshimta në vendin tuaj të tregut, ju duhet të përgjigjeni për këtë”, tha Reichert.

Birkenstock u themelua në vitin 1774 dhe është më e njohur për sandalet e saj të rehatshme dhe të trasha. /Telegrafi/