Besian Mustafa, për tri vite ishte drejtor i përgjithshëm Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA.

Mustafa është i djali i Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK’së, vrasësi i të cilit nuk është zbuluar ende.


Mustafa ka njoftuar se e ka përfunduar mandatin e tij të rregullt.

Ndërkohë, drejtori tjetër duhet të zgjidhet përmes konkursit.

Shkrimi i plotë i tij: Të nderuar miq, Më nuk jam në KIESA, pas shërbimit të mandatit të plotë trevjeçar. Këto tri vjet kam konsolliduar KIESA-n, proceset, shërbimet, dhe rezultatet e saj. Konkretisht, disa nga rezultet për tri vjet: – Kam standardizuar procedurat e KIESA-s duke e përgatitur për certifikim me ISO standarde – Krijimin e brendit të ri “Kosovo Ready For You” dhe i tërë materialit promovues të ri – Përpilimi dhe funksionalizimi i Ligjit për Investime Strategjike – Themelimi dhe funksionalizimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me USAID, SIDA dhe KfË – Anëtarësimi i Kosovës në Programin e BE-së COSME prej EUR 2,3 miliardë drejt përkrahjes së kompanive kosovare – Investime të huaja direkte prej EUR 816,6 milion, rritje prej +24% – Organzimi i 9 Forumeve për Investime në Evropë për të promovuar mundësitë investive në Kosovë – Përkrahja e 149 grave sipërmarrëse, +728% – Organizimi i 214 vizitave të kompanive të huaja në Kosovë – Përkahje 285 (+42%) kompanive kosovare për pjesëmarrje në 58 (+176%) panaire ndërkombëtare për të promovuar produktet, shërbimet dhe turizmin kosovar – Themeliim i 4 zonave ekonomike, +33% – Themelimi i 3 inkubatorëve të biznesit, +200% – Përkrahja e 179 ndërmarrjeve me kupon këshillimi, +616% – Përkrahja e 440 (+46%) studentëve dhe 376 ndërmarrjeve (+103%) në praktikë në punë – Vizitimi i 1.112 kompanive vendore e të huaja për të i informuar mbi politikat dhe programet zhvillimore dhe për të raportuar kërkesat, nevojat dhe sfidat e tyre në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik Falënderoj kolegët në KIESA për përkushtimin dhe punën e palodhshme për të arritur këto rezultate! Falënderoj komunitetin e biznesit kosovar (odat, shoqatat, klubet, etj.) për bashkëpunimin drejt zhvillimit të sektorit privat kosovar. Falënderoj të gjithë donatorët për përkrahjen financiare, teknike e morale.