Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.
Gjatë takimit kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit midis Komunës së Pejës dhe Komunës së Ulqinit.
“Motivi i këtij takimi dhe kësaj ceremonie është forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, që të shkëmbejmë përvojat dhe praktikat më të mira në administrim dhe zhvillim lokal, si dhe të promovojmë marrëdhëniet kulturore e ekonomike midis Pejës dhe Ulqinit”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se “Peja me natyrën e bukur malore dhe Ulqini me bukuritë bregdetare ofrojnë përvoja të ndryshme të turizmit, që mund të pasurojnë njëra-tjetrën dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të qyteteve tona”.
Në frymën e miqësisë dhe vullnetit të mirë do të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët të komuniteteve të tyre duke i hulumtuar mundësitë për arsim, ekonomi, kulturë, si dhe mundësitë tjera për bashkëpunim.
Ky binjakëzim synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tonë.
Pas nënshkrimit solemn të marrëveshjes së binjakëzimit, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, Koordinatori për EU Fondet, Arsllan Hajdinaga ka prezantuar projekt – idenë për fondet IPA, bashkëpunimin përtej kufitar Mali i Zi – Kosovë.
Po ashtu, gjatë ditës Kryetari Muhaxheri dhe Kryetari Nimanbegu kanë vizituar Galerinë e Arteve në Pejë, ku mbrëmë është hapur ekspozita personale e piktorit, Nikollë Nikprelaj “Tinguj zemre”.-thuhet në komunikatën nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa