LAJMI I FUNDIT:

Bingo: Bie si çdo natë në gjumë, e zgjohet me 540 milionë dollarë! (Video)

Bingo: Bie si çdo natë në gjumë, e zgjohet me 540 milionë dollarë! (Video)

Në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dikush u zgjua mëngjesin e së shtunës me 540 milionë dollarë. Fati i trokiti në derë lojtarit të xhekpotit të shtatë më të madh në histori, i njohur si Mega Millions.

Shuma i shkoi e plotë banuesit në Indiana dhe nuk ndodhi si zakonisht që ajo të shkonte e ndarë në pjesë. Ishin numrat 8, 19, 20, 55, 73 dhe së fundmi ai më me fat, 5, që i ndryshuan jetën lojtarit.

Vlera e Mega Millions të premten ishte 415 milionë dollarë, por pasi nuk doli asnjë biletë fituese, çmimi u rrit në 449 milionë. Edhe më tej shorti vijoi të ishte pa fitues dhe për rrjedhojë vlera e llotarisë u rrit deri në 540 milionë dollarë.


Paula Otto, drejtoresha ekzekutive e Lotarisë në Virxhinia, tha se shitjet i tejkaluan pritjet me një miliard dollarë nga muaji mars, kur u shpall fituesi i fundit.

Biletat janë shitur në 43 shtete, nga rajoni i Kolumbisë deri në ishujt Virxhina. Amerika shquhet për të tilla xhekpote që të ndryshojnë jetën, ndaj shpesh vendi cilësohet si toka e oportuniteteve dhe surprizave. /Top Channel/

Në trend Fun

Më shumë
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Interesante
Qarkullojnë pamje tronditëse, qeni Husky sulmon burrin brenda një klinike veterinare

Qarkullojnë pamje tronditëse, qeni Husky sulmon burrin brenda një klinike veterinare

Virale
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori