LAJMI I FUNDIT:

Bing përforcon kinezët online

Bing përforcon kinezët online

Motori i kërkimit i Microsoft, Bing, do të japë rezultatet e kërkimit në gjuhën angleze për motorin kinez më të madh të kërkimit në internet, Baidu, kompanitë njoftuan të hënën.



Hollësi të mëtejshme të marrëveshjes, duke përfshirë edhe kushtet e saj financiare, nuk janë zbuluar nga Baidu dhe Bing.



Ky veprim pason vendimin e vitit të kaluar të kompanisë Google për të tërhequr motorin e saj të kërkimit nga shteti komunist i Kinës, pas një skandali të profilit të lartë mbi censurën e rezultateve të kërkimit që i bëhej gjigantit amerikan të kërkimit online.

Faqja e Google.cn tani përcjell vizitorët në faqen e kompanisë Google në Hong Kong, sa herë që ata përpiqen të kërkojnë një rezultat të caktuar në shiritin e kërkimit.




Baidu mban afërsisht 80 për qind të tregut të kërkimit online në Kinë.

Me kombinimin e këtyre rezultateve edhe me ato në gjuhën angleze, nëpërmjet Bing, mund të rrit edhe më tej pjesëmarrjen e saj në treg. / Telegrafi /