Herën tjetër kur të sëmureni, kapërceni shkuarjen te mjeku. Zgjidhja për problemet tuaja, besoni apo jo, gjendet në dollapët e kuzhinës.
Gjyshërit tanë shpesh janë drejtuar nga bimët dhe mëlmesat për t’u mbrojtur nga sëmundjet. Nëse keni probleme shëndetësore apo tashmë përdorni ilaçe apo trajtime tjera, këshillohuni me mjekun para se të përdorni cilat do ilaçe apo shtesa në ushqim.
Kollitja
Trumza përmban dy përbërës (timolin dhe karvakrolin) që ndihmojnë tek kollitja, prandaj është e mirë nëse vuani nga kollitja, mbyllja e hundëve, pezmatimi i fytit dhe bronkiti. Bima ka veçori të forta antimikrobiale. Kur të bëni çaj, vëni një 1 lugë trumzës të thatë në 1 gotë ujë. Lëreni të qëndrojë 10 minuta dhe pini deri 3 filxhanë në ditë.
Problemet me sinuse
Provoni me ketë ilaç herën tjetër kur keni sinuse të mbyllur dhe me dhimbje. Përzieni 1 filxhan lëng domatesh, 1 lugë të vogël hudhër të freskët, ¼ e lugës së çajit me spec cayenne në pluhur dhe 1 lugë lëng të limonit. Përzierjen e nxehtë ta pini ngadalë.
Tretja
Shumë bimë kanë veçori qetësuese, çka do të thotë që mund t’u lirojnë nga gazrat dhe fryrja. Për lehtësim nga gazrat, provoni të përtypni ½ kopër, qimnon apo fara kopri. Tentoni që pas çdo shujte të pini çaj mente.
Të përzierat
Mbajeni xhenxhefilin afër, sepse me siguri dhe në mënyrë efikase redukton të përzierat, ndërsa ndihmon edhe në parandalimin e të përzierave kur jeni në rrugë. Çajin mund ta përgatisni me 2 lugë çaji me xhenxhefil të freskët e të grirë në një filxhan uji të vluar.
Preventiva ndaj kancerit
Shumë bimë janë të pasura me antioksidantë të pasur preventiv që duhet të konsumohen çdo ditë. Kanella, karafili dhe rigoni janë në veçanti të rëndësishëm. Çaji i gjelbër përmban polifenolin e galatit epigalokatehin (EGCG), i cili mund të parandalojë llojet e ndryshme të kancerit, veçanërisht kancerin e mushkërive, të gjirit, stomakut dhe lëkurës. Kurkumina është përbërës aktiv në kurkum dhe mund të parandalojë ose vras disa lloje të qelizave kancerit.
Dhimbja në nyje dhe artriti
Përbërësi aktiv i kurkumës, kurkurmina është i mirë për lehtësimin e artritit dhe ka veçori antiinflamatore. Përdoreni në ushqime si shtesë e supave, salcave, patateve dhe perimeve.
Mavijosjet
Shpejtoni procesin e shërimit me këtë ilaç natyror. Ndani limonin në gjysmë dhe shtrydheni nëpër mavijosje çdo disa orë. Shmangni prerjet apo lëkurën e dëmtuar.
Infeksionet e traktit urinar
Lëngu i thanës mund të parandalojë që bakteret të mbesin në muret e fshikëzës. Pini të paktën tre filxhanë lëng të ëmbëltuar apo hani thana të thata çdo ditë.
Kolesteroli i lartë dhe shëndeti i zemrës
Hudhra redukton kolesterolin, rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër. Hani përafërsisht rreth një thelb hudhre në ditë, të pagatuar apo të gatuar pak. Farat e fenugreek përmbajnë materie që i ndihmojnë trupit për të tajitur kolesterolin. Bima po ashtu ulë trigliceridet dhe LDL, kolesterolin e keq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje