LAJMI I FUNDIT:

Bill Cosby mund t’i kthehet komedisë pas lirimit nga burgu

Bill Cosby mund t’i kthehet komedisë pas lirimit nga burgu
(Foto: Twitter/New York Post)

Bill Cosby shpreson të rikthehet në industrinë e komedisë pasi u lirua nga burgu të mërkurën, pasi vuajti dy vjet burg.

Aktori 83-vjeçar i “Cosby Show”, i njohur dikur si “Babai i Amerikës”, kaloi natën e tij të parë jashtë burgut duke bërë “rutina komedie”, zbuloi ekskluzivisht zëdhënësi i tij, Andrew Wyatt, për Fox News.

Wyatt gjithashtu tha se Cosby shpreson të rigjallërojë karrierën e tij në ‘stand-up’: “Ai dëshiron të kthehet në skenë herët a vonë”.


(Foto: EPA/Shutterstock)

Gjykata më e lartë e Pensilvanisë shfuqizoi dënimin për sulm seksual të Cosby të mërkurën në befasi të shumë vetave dhe më pas u la i lirë.

Wyatt gjithashtu ka deklaruar për Inside Edition se “një numër i promovuesve” dhe pronarëve të klubeve të humorit kanë arritur tashmë tek ekipi i tij.

Bill Cosby është liruar nga burgu
Lexo po ashtu Bill Cosby është liruar nga burgu

“Njerëzit duan ta shohin atë”, ka theksuar ai, transmeton KP.

Në orët e tij të para të lirisë, Cosby u pa duke ngrënë pica në një restorant në qendër të Philadelphias. Ai gjithashtu qëndroi zgjuar deri në orët e para të mëngjesit duke ndarë të qeshura, tha Wyatt.

“Ai thjesht tregonte shaka dhe argëtohej, duke shijuar jetën”, tha zëdhënësi.

(Foto: Reuters)

Lirimi i Cosby, i dënuar nga tri deri në dhjetë vjet burg, rezultoi me reagime të ashpra nga akuzuesit e tij dhe të famshëm në të gjithë botën. Sidoqoftë, Wyatt tha se Cosby dhe ekipi i tij “nuk i kushtojnë vëmendje kësaj. Kjo nuk është as në ekranin tonë të radarëve”.

Mbështetësit më të mëdhenj të Hollywood-it të lëvizjeve #MeToo dhe Time’s Up – ndër të famshmit e tjerë – reaguan në mediat sociale.

Aktorja Amber Tamblyn, një anëtar themeluese e Time’s Up përshkroi lirimin e Cosby si të tmerrshëm.

“Unë jam e zemëruar kur dëgjova këtë lajm. Unë personalisht njoh gra që ky burrë i drogoi dhe i përdhunoi ndërsa ishte pa ndjenja. Turp për gjykatën dhe këtë vendim… Sistemi ynë i drejtësisë duhet të ndryshojë”, tha ndër tjera ajo.

Edhe kryeshefja ekzekutive e fondacionit Time’s Up, presidentja Tina Tchen në një deklaratë tha se drejtësia për gratë e abuzuara është fshirë plotësisht me lirimin e Cosbyt.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romantike me menaxherin e saj

Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romantike me menaxherin e saj

Magazina
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës

Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës

Magazina
Kalo në kategori