Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, i cili u përhap në qarkullimin e gjakut.
“Ai u pranua në ICU për monitorim të afërt gjersa po trajtohet me katër antibiotikë të ndryshëm dhe lëngje. Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, shkruan në deklaratën e përbashkët të Dr. Alpesh Amin, drejtor i mjekësisë në Qendrën Mjekësore UC Irvine, dhe Dr. Lisa Bardack, mjeku kryesor personal i Clintonit. Ata thanë se Clinton ishte në ICU për privatësi dhe siguri dhe jo sepse ka nevojë për kujdes intensiv, raporton cnn.
Clinton është në humor të mirë, duke folur me familjen dhe stafin, dhe është në gjendje të ecë në këmbë, sipas mjekëve dhe stafit të tij, transmeton Telegrafi.
“Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohen dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët duke shtuar se “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”.
Clinton, i cili ishte në Kaliforni për një ngjarje private me fondacionin e tij, ishte ndjerë i lodhur të martën dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.
Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.
Atij do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten (sot), kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë.
Clinton, 75 vjeç, kishte kryer operacion katërfish të zemrës në vitin 2004 dhe kishte futur dy stente për të hapur një arterie në vitin 2010. Mjekët theksuan se shtrimi në spital nuk ishte i lidhur me zemrën ose COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit
Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë