Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka refuzuar të marrë dekoratë nga presidenti Hashim Thaçi. Thaçi sot në Maqedoni ka dekoruar mbi 100 persona që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës. Sherifi është nga Maqedonia dhe dikur ishte afërm me presidentin Thaçi, bile ia bartte edhe çantat.
“Përkundër ftesës nga Ambasada e Kosovës në Maqedoni që sot të jem në Shkup për të marrë pjesë në cilësinë e të dekoruarit në ceremoninë e ndarjes të dekoratave nga Hashim Thaçi, unë refuzova të jem aty, sepse refuzoj të pranoj të marr dekoratë nga ai!
Në këtë letër të shkurtër do t’i theksoj vetëm disa arsye, por që për mua janë thelbësore pse kam refuzuar dekoratën e ndarë nga ai.
Arsyet e refuzimit kanë të bëjnë me bindjen time se Hashim Thaçi dikur drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i ka kryer detyrimet e tij për të mbrojtur luftën e drejtë të popullit tonë dhe as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si udhëheqëse e luftës për pavarësinë e Kosovës. Detyrimet e tij nuk i ka kryer as në cilësinë e kryeministrit të Kosovës ku ishte plot 7 vite dhe nuk është duke i kryer as tani në cilësinë e presidentit të Kosovës. Nuk i ka kryer dhe as nuk është duke i kryer detyrimet që ka pasur dhe ka për t’i mbrojtur vlerat e luftës për të cilën ranë dëshmor mijëra djem dhe vajza, mijëra të tjerë lanë gjymtyrët e tyre nëpër fushë betejat e shumta, si dhe u vranë dhe u masakruan mijëra civil të pafajshëm shqiptar. Në vend se në cilësinë e kryeministrit të angazhohej që shteti i Serbisë të gjykohet për gjenocidin e kryer në Kosovë, ai lejoi të ndodhë e kundërta, krijimin e një Gjykate Speciale e cila do të dënojë luftën e drejtë të UÇK-së.
Prandaj, refuzoj të jem pjesë e teatrit tragjiko/komik të konstruktuar nga Hashim Thaçi ekskluzivisht për interesa të tij personale.
Në kohën kur Hashim Thaçi u shpërndanë dekorata për merita për “Kontributin e lartë për Pavarësinë e Kosovës” siç tha sot: “Bashkëveprimtarëve dhe Bashkëluftëtarëve të mi”, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij shumë më të afërt me të, të cilët në mos më shumë, së paku janë po aq meritor për pavarësinë e Kosovës sa janë edhe të sa po dekoruarit, janë dënuar deri në 10-vite burg.
A nuk është hipokrizi kjo? Për të njëjtën vepër dikush dekorohet e dikush dënohet me dekada burgim?
Për mua PO!
Jam shumë i bindur se detyrimet për të mbrojtur vlerën themelore të Pavarësisë së Kosovës, luftën e drejtë të saj, do t’i kishte realizuar me sukses sikur të ishte angazhuar në mbrojtjen e tyre me të njëjtën energji që është angazhuar për të mbrojtur pushtetin e tij personal.
Ai zgjodhi që të merr vetëm privilegjet që i sollën atij të qenit në krye të luftës dhe të shtetit dhe të abdikojë nga përgjegjësitë që kishte për t’i mbrojtur ato.
Nuk pranoj dekoratë nga ai që u përkul dhe vuri lule te pllaka përkujtimore në Gorazhdec ku janë të shënuar edhe emrat e policëve dhe ushtarëve Serbë që kanë vrarë e masakruar civil të pafajshëm shqiptar.
Prandaj, duke i pasur parasysh këto, konsideroj se ai e ka humbur të drejtën të flasë në emër të luftës për pavarësi se lere më që në emër të saj të shpërndajë dekorata, sepse mbrojtjen e luftës dhe vlerave të saj e ka reduktuar në mbrojtje të vetes së tij”, ka thënë Sherifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët