Nisi në tetor, por spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të shikuarit dhe komentohet për secilën ngjarje, teksa banorët që janë pjesë e tij kanë fituar famë e vëmendje të madhe.

Ashtu siç ndodh çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo show televiziv.


Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.

11 12 2021 18184367 11 12 2021 8008642 ilir Foto: Top Channel

Në një postim në InstaStory, prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani i është gëzuar këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram.

beatrix donald Foto: Top Channel

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.

DacTn8 WsAAaIKW Foto: Arbana Osmani/Instagram

Statistikat për atë se çfarë kërkuan shqiptarët në Google për vitin 2021 u publikuan fillimisht nga revista Anabel.

Kjo e dëshmon që formati i Big Brother VIP përkundër që u rikthye pas disa vitesh ka arrit të fitojë vëmendje të madhe, përfshirë banorët pjesëmarrës.

arbanao 269728804 974567666746596 7993427044990453317 n 2 Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Ndërsa, kujtojmë që ditë më parë aktori dhe banori i shtëpisë së famshme, Donald Veshaj është personi më i kërkuar në Google për Shqipëri, i cili la pas edhe Sali Berishën. /Telegrafi/

maxresdefault 2 1 Foto: Top Channel