LAJMI I FUNDIT:

Bien eksportet e Kosovës drejt BE-së

Bien eksportet e Kosovës drejt BE-së
Foto: Ilustrim

Sipas shënimeve të Agjencisë së Statistikave, në vitin e kaluar Kosova thelloi edhe më tutje deficitin tregtar. Të dhënat thonë se Kosova rriti importin nga vendet e BE-së, por eksporti drejt këtyre vendeve shënoi rënie.

Te tregtia me vendet e CEFTA-s Kosova vazhdon të blejë më së shumti mallra nga Serbia, ndërsa shitjen e mallrave të veta më së shumti e bën në Shqipëri.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 479.8 milionë eurosh, ose shprehur në përqindje deficiti tregtar ishte më i lartë për 7.4 për qind, krahasuar me vitin 2015. Pra, edhe në këtë vit kemi bilanc negativ”, thuhet në publikimin e ASK-së.


Në publikim tregohet edhe sa ishin eksportet dhe importet e Kosovës.

“Totali i eksporteve në vitin 2016 ishte 309.6 milionë euro, ndërsa totali i importeve ishte 2 789.4 milionë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.1 për qind”, thuhet në raport.

Eksportet e Kosovës shënuan një rënie për -4.8 për qind.

“Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2016 me ato të vitit 2015, shifrat tregojnë një rënie vjetore për (-4.8 për qind). Rënie që ka rritur edhe më tej bilancin negativ tregtar të Kosovës”, sqaron komunikata.

Importet nga vendet e BE-së për në Kosovë u rritën, por eksportet shënuan rënie. Partneri kryesor i Kosovës ishte Gjermania.

“Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2016 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 5.9 për qind, duke krahasuar me vitin paraprak 2015. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 69,9 milionë euro, ose 22.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 34.0 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 4.5 për qind, Holanda me 3.8 për qind, Bullgaria me 3.6 për qind dhe Austria me 2.2 për qind.” thuhet më tutje në publikim.

Raporti konstaton se në krahasim të 2016-ës me 2015-ën, importet vjet u rritën 8 për qind.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 202.1 milionë euro, ose 43.1 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.0 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3 për qind), Italia (7.3 për qind), Greqia (4.2 për qind), Polonia (2.7 për qind) dhe Sllovenia (2.2 për qind)”, tregon ASK-ja.

Kosova eksportoi më së shumti në Shqipëri në vitin 2016 në krahasim me vendet tjera të CEFTA-s.

“Gjatë vitit 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 144.2 milionë euro, ose 46.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 16.6 për qind. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (13.6 për qind), Serbia (13.3 për qind), Maqedonia (12.5 për qind) dhe Mali i Zi (4.5 për qind)”, thotë publikimi.

Në anën tjetër Kosova më së shumti importoi mallra nga Serbia me pjesëmarrje prej 13.9 për qind. Importet e mallrave nga vendet e CEFTA-s shënuan rënie të lehtë.

“Importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2016 arritën në 753.1 milionë euro, ose 27.0 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.1 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9 për qind), Maqedonia (5.6 për qind) dhe Shqipëria (4.2 për qind).

Sipas statistikave të ASK-së, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95.3 milionë euro, ose 30.8 për qind, me partnerë të rëndësishëm Kazakistanin, Zvicrën, Kinën dhe Indinë.

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 834.1 milionë euro, ose 29.9 për qind, me partnerë kryesorë Turqinë dhe Kinën. /KALLXO.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori