LAJMI I FUNDIT:

Bie përqindja e vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, gjobiten prindërit

Bie përqindja e vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, gjobiten prindërit

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se vendi ndodhet përballë epidemisë së fruthit për shkak të rënies së numrit të fëmijëve të vaksinuar nga kjo sëmundje.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, mbulimi me vaksinën kundër fruthit nga 90 për qind sa ishte para pandemisë COVID-19, tash ka rënë në 70 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 kur u shpall epidemia e fruthit, mbulimi me vaksinën kundër fruthit ishte rreth 80 për qind, ndërsa tani kjo përqindje është shumë më e ulët, ndaj rreziku i një epidemie të re të fruthit është real, paralajmërojnë mjekët.


Aleksandar Peliçkoski nga Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse, thotë se këto të dhëna janë shqetësuese për faktin se mbrojtja kolektive (e përgjithshme) nga fruthi është e sigurt vetëm nëse është vaksinuar më shumë se 90 për qind e popullatës.

“Këto të dhëna aspak nuk janë të kënaqshme pasi janë larg të dhënave të dëshiruara, pra të kemi një përfshirje prej 95 për qind të vaksinimit nga fruthi. Në bazë të të dhënave që janë në përpunim e sipër, duket se gjatë vitit 2022 mbulimi me vaksinimin kundër fruthit arrin në 70 për qind.

Kjo situatë duhet përmirësuar pasi shohim se në vendet rajonit, madje edhe në Evropë dhe vendet e botës ka shpërthim të fruthit, sëmundje kjo që në situata të caktuara përcillet edhe me komplikime”, thotë Petliçkoski.

Prindërit janë të obliguar me ligj që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Së fundmi, shumë prindër në rrjetet sociale kanë krijuar grupe kundër vaksinimit të fëmijëve të tyre.

Prindërit që nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët nuk dëshirojnë të prononcohen hapur, por ata që i kanë vaksinuar, thonë se është paradoksale që në shekullin XIX akoma të vihet në pikëpyetje siguria e vaksinave.

Rehane M., nënë e katër fëmijëve, thotë se gjatë pandemisë janë prolonguar terminët për vaksinimin e fëmijëve, por në asnjë rast ajo nuk ka pasur dilema nëse duhet ose jo t’i vaksinojë fëmijët.

“As edhe një herë nuk kam pasur ndonjë lloj dyshimi, se mund t’u ndodh fëmijëve diçka nga vaksinat, apo të kem ndonjë pasiguri. Përderisa tashmë shumë kohë vaksinat janë analizuar dhe nuk ka asnjë rrezik nga vaksinimi, përkundrazi si nënë ndihem më rehat kur fëmijët e mi shkojnë në kopsht apo shkollë pasi i kanë marrë me rregull vaksinat”, thotë ajo.

Ndërkohë mjekët amë u bëjnë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre.

Dijana Koceska, mjeke, thotë se prindërit në kohën e digjitalizimit jo rrallë bien pre e dezinformatave.

“Në këtë kohë të digjitalizimit, të bombarduar me informacione prindërit është shumë e lehtë të bien pre e grupeve kundër vaksinave. Shumë informacione kanë bërë që prindërit të prolongojnë vaksinimin, njëherë presin [që fëmija] të ecë, të fillojë të flasë etj. Por, një gjë është më se e qartë se infeksioni nga fruthi nuk pret dhe kështu prindërit nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e lartë të infeksionit”, thotë Koceska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vazhdimësi thekson se prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre do të përballen me gjoba, të cilat lëvizin nga 350 deri 650 euro.

Gjatë vitit 2022, më shumë se 200 prindër janë gjobitur për shkak se kanë refuzuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre./REL

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori