Tre pacientë aktualisht janë duke u trajtuar me sëmundjen e tuberkulozit në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në përgjithësi në Kosovë ka rënë numri i personave me këtë sëmundje.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin pulmologia e kësaj klinike, Rukije Mehmeti, e cila shtoi se ka edhe raste të tjera me tuberkuloz, mirëpo për shkak të virusit COVID-19, këto raste trajtimin e marrin nëpër shtëpitë e tyre.
Në vitin 2000 numri i rasteve me tuberkuloz ka qenë 1776 raste, ndërsa në vitin 2020 janë mbi 400 raste.
Sipas saj, Klinika e Pulmologjisë është caktuar si Klinika COVID 2, pasi janë duke u trajtuar raste e infektimit me këtë virus, ndërsa në një dhomë të veçantë siç tha Mehmeti janë duke u trajtuar rastet me tuberkuloz.
“Për momentin kemi një numër shumë të vogël të pacientëve me tuberkuloz, diku tri raste i kemi të shtruar me tuberkuloz, e kemi nda një dhomë meqenëse Klinika e Mushkërive është klinikë COVID dyshi. Nuk kemi pas mundësi të shtrijmë një numër më të madh të pacientëve. Pacientët që janë të sëmurë përkatësisht ata që janë në gjendje të trajtohen në shtëpi përmes dispanserisë të mushkërive. Ndërsa rastet të cilat janë pak më të rënda e deri sa të diagnostikohen pranohen në klinikë dhe pastaj e vazhdojnë trajtimin në shtëpi. Meqenëse sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH) e rëndësishme është që pacienti të marr terapi me rregull dhe trajtimi mund të filloj në shtëpi, vetëm në rastet kur pacienti ka komplikime”, ka thënë Mehmeti.
Pulmologia Mehmeti në Ditën ndërkombëtare kundër tuberkulozit tha se në Kosovë ka rënë numri i të sëmurëve me tuberkuloz.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/04/rukije-mehmeti.jpg)
“Për momentin pacientët nuk kanë komplikacione. Deri në momentin sa t’i marrim analizat e të shohim a kanë probleme me mëlçi dhe me veshkë, meqenëse dihet se tuberkularët mund të kenë probleme të tilla. Në momentin që i marrim analizat, dhe të vërtetohet se bëhet fjalë për tuberkuloz fillojmë me terapi, mësohen të marrin terapinë, shohim efektet anësore, dhe nëse nuk kanë efekte anësore ata mund ta vazhdojnë trajtimin në shtëpi, pasi është shumë e rëndësishme që terapia të merret me rregull dhe s’ka rëndësi vendi ku gjendesh”, sqaroi pulmologia Mehmeti.
Ajo po ashtu tregoi se në Kosovë ka rënë numri i të sëmurëve me tuberkuloz.
Në vitin 2000 numri i rasteve me tuberkuloz siç tha ajo ka qenë 1776 raste, ndërsa në vitin 2020 janë mbi 400 raste.
“Numri i të sëmurëve me tuberkuloz ka rënë, edhe popullata ka marr informacion për këtë sëmundje dhe ata e dinë që me të filluar terapinë duhet ta fillojnë dhe nuk guxojnë ta ndërprerjen. Mund të them që prej vitit 2000 ku i kemi pasus 1776 tash në vitin 2020 numri i të sëmurëve është zvogëluar, ka rënë në shifrat mbi 400 raste”, theksoi Mehmeti.
Ndërkaq, pulmologia Mehmeti u shpreh se sëmundja e tuberkulozit nuk njeh moshë, pasi mund t’i prek të gjithë njerëzit.
“Tuberkulozi është sëmundje e cila nuk njeh moshë. Me tuberkuloz sëmuren të gjithë. Lajmërohen në të gjitha pjesët e botës. Më të rrezikuar janë ata të cilët janë të imunokompromentuar, diabeti, proceset malinje, etj”, ka thënë ndër të tjera pulmologia, Rukije Mehmeti për Telegrafin.
Ndryshe, sot (24 mars) shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të Tuberkulozit (TB), si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të turbekulozit. Kjo datë lidhet me ditën kur Dr. Robert Koch në vitin 1882 shpalli zbulimin e bakterit që shkakton TB, zbulim i cili i hapi rrugën diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Përveç progresit që është bërë në dekadat e fundit, turbekulozi vazhdon të jetë vrasësi infektiv më kryesor në të gjithë botën, duke deklaruar më shumë se 4500 njerëz të infektuar në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht