Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka thënë se si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut ka rënë edhe niveli i ujit në liqenet akumuluese. Për këtë arsye ai ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin dhe të mos e keqpërdorin, në të kundërtën nuk do të tolerohen këto keqpërdorime.
Xhafa ka thënë se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që askush mos ta ndiejë mungesën e ujit.
“Niveli i liqeneve akumuluese ka rënë dukshëm si pasojë e mungesës së reshjeve dhe nivelet nuk janë të kënaqshme dhe janë nivele shqetësuese të liqeneve tona apo burimeve tona që po shfrytëzojmë. Por pavarësisht kësaj ne po shfrytëzojmë gjitha kapacitetet tona që askush të mos e ndjejë mungesën e ujit. Ka qenë qyteti i Lipjanit deri në fillim të muajit që po lëmë që ka pasur mungesa të furnizimit si pasojë edhe e thatësisë edhe disa problemeve tjera por që fatmirësisht me ekipet tona kemi arritur që t’i sanojmë dhe sot Lipjani furnizohet pa ndërprerë 24 orë edhe aj si qytet me rrethinë”, tha ai, për Ekonomia Online.
Xhafa më tutje ka shtuar se ka ujë të mjaftueshëm në të gjitha lagjet e Prishtinës, përveç në raste kur ka defekte, apo kur uji fillon të keqpërdoret.
“Po ka ujë të mjaftueshëm nëpër të gjitha lagjet dhe këtë mund tua garantojë, furnizimi është 24 orë në të gjitha lagjet, përveç në raste kur ka defekte edhe ekipet tona duhet të ndërhyjnë ose në raste të jashtëzakonshme kur konsumi tejkalon vlerat normale kur fillon të keqpërdoret uji, qoftë për ujitje apo për larje rrugësh. Dhe ndodh që disa pika të larta të ndiejnë mungesën e ujit. Kjo nuk është pasojë e jona që ne e ndërpresim trajtimin ose ndërpresim furnizimin por është pasojë e konsumit jashtë linjave normale prej të cilave pastaj pësojnë disa konsumatorë”, shtoi ai.
“Ne kemi një obligim ligjor sipas rregullativës të aprovuar nga autoriteti rregullativ për ujëra ku presioni ujit në pikën e kyçjes duhet të sillet në intervalen nga 1.5 deri në 1.7 bar, që nënkupton se në disa raste ne presionin e dërgojmë mbi 1.5 bar por 1.5 bar nuk garanton që furnizimi arrin në katet e mësipërme”, tha ai.
Ai ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin dhe të mos e keqpërdorin, në të kundërtën nuk do të tolerohen këto keqpërodrime.
“Fatkeqësisht po kjo ka ndodh sidomos në fundjavën që lam pas sepse temperaturat kanë qenë relativisht të larta për stinën apo sezonin që po kalojmë dhe keqpërdorimet janë evidente për shkak të pandemisë keqpërdoruesit nuk zgjedhin kohë dhe e keqpërdorin edhe në kohë pandemie edhe jashtë pandemisë mirëpo ne nuk do ti tolerojmë këto keqpërdorime”
Mes tjerash ai ka thënë që sipas ligjit çdo person i cili e keqpërdor ujin shkon si vepër penale dhe pastaj mund të dënohet deri në 3 vite me burg.
“Ligji e definon shumë qartë çdo person i cili keqpërdor ujin shkon si vepër penale dhe pastaj mund të dënohet deri me 3 vite burg dhe nuk do ta kursejmë askënd sepse ne po bëjmë çmos t’i furnizojmë dhe po dalim edhe përtej limiteve tona”, është shprehur ai.
Xhafa tha se stafi janë të pajisur me masat mbrojtëse personale si maska dhe dorëza. Xhafa tha se janë liruar nda puna disa punëtor për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit