Bie nga tarraca, vdes 74-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi” pranë Tregut Elektrik në Tiranë.
Sipas informacioneve të fundit, 74-vjeçari Ismet Bala ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij.
I moshuari është çuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku edhe pas ndërhyrjes mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake deklaron se ngjarja është aksidentale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































