LAJMI I FUNDIT:

Bie nga skelët një punëtor në Kërçovë, lëndohet rëndë!

Bie nga skelët një punëtor në Kërçovë, lëndohet rëndë!

37 vjeçari punëtor ndërtimtarie A.G. nga Jabllanica, Bosnjë dhe Hercegovinë, i punësuar një një kompani ndërtimtarie, nga arsye ende të panjohura ka rënë nga skelet me lartësi rreth 19 metre përderisa ishte duke punuar në vendosjen e skeleve metalike të urës në proces ndërtimi, kumton Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 12 në aksin rrugor në ndërtim e sipër Kërçovë-Ohër, afër fshatit Popoec.

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, A.G. është transferuar në Qendrën medicinale në Kërçovë, ku më pas për shkak të lëndimeve serioze është transferuar në Qendrën për Urgjencë në Shkup, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/