Gjermanishtja si gjuhë e huaj është deri diku e preferuar. Shkaqet për mësimin e ndonjë gjuhe të huaj janë të ndryshme.
Qyteti holandez Utrecht ka qenë i preferuar për dashamirët e automjeteve në mesin e mësuesve. Atje jo vetëm që kanë gjetur punë si mësues, por janë pajisur edhe me një makinë, nëse kanë vendosur të punojnë në Utrecht.
Kjo për faktin se në këtë qytet ka mangësi të mësuesve, sikur edhe në gjithë Gjermaninë. Instituti gjerman “Duitsland Instituut” nuk është i sigurt, që edhe në të ardhmen do të ketë makina për mësuesit e gjermanishtes që shkojnë atje. Por në disa komuna ofrojnë edhe banesa më të lira për mësuesit.
Mësues të gjermanishtes kërkohen jo vetëm në Utrecht, ndonëse numri i nxënësve që në vendet e tjera mësojnë gjermanisht është zvogëluar. Eksperti Albrecht Plewnia nga “Instituti i Gjuhës Gjermane” thotë se anglishtja është shndërruar në gjuhën më të rëndësishme në Evropë.
“Shumë njerëz mendojnë se njohja e gjuhës angleze është kompetencë qendrore për punësim. Ata mendojnë se me mësimin e gjuhës angleze e kanë kryer obligimin e njohjes së gjuhëve të huaja”.
Një vendim pragmatik
Shumë njerëz e shohin njohjen e ndonjë gjuhe të huaj si investim në kualifikimet profesionale dhe mendojnë në mënyrë pragmatike, beson Plewnia. “Vendimi se çfarë gjuhe të huaj do të mësojë dikush nuk bazohet tek kriteriet estetike – pra nuk ka lidhje me ate nëse një gjuhë është e bukur. Por njerëzit përcaktohen për ndonjë gjuhë varësisht nga suksesi që u premton.”
Kjo ndërlidhet edhe me mësimin e anglishtes në Evropë. Në Evropë ende ka më së shumti mësues të gjuhës gjermane, por ky numër po zvogëlohet dukshëm vitet e fundit. “Shumë njerëz janë të mendimit se edhe në Gjermani mund të kryesh punë pa ditur gjuhën gjermane. Ata mendojnë se mund të kryesh punë edhe me anglisht.”
Intituti Goethe dhe DAAD pohojnë se ndërkohë është ndalur tendenca e uljes së numrit të mësuesve gjermanë jashtë vendit, por kjo ka të bëjë në radhë të parë me shtimin e interesimit për gjuhën gjermane jashtë Evropës.
Zhvillimet në Evropë
Plewnia thotë se zvogëlimi i interesimit për gjuhën gjermane në Evropë do të rezultojë më vonë me zvogëlimin e ofertës për këtë gjuhë. Ai që do të mësojë sot gjermanisht ka më shumë probleme për të gjetur ndonjë kurs adekuat. Kjo ndikon edhe në uljen e mëtejshme të numrit të kurseve. Plewnia mendon se fajin për këtë e kanë zhvillimet strukturore, sepse vitet e fundit në Evropë është zvogëluar oferta për këtë gjuhë. Në Holandë nuk ka pothuajse asnjë sektor që merret me gjuhën gjermane, ndaj edhe numri i mësuesve ka rënë. Në Britani të Madhe kemi një zhvillim të ngjashëm. Shumë oferta për gjuhën gjermane në këtë vend janë mbyllur ose do të mbyllen, pas pensionimit të mësuesve të tanishëm.
Shumë prej ofertave të mëparshme për gjuhë janë shndërruar në qendra ku ofrohen European Studies apo Cultural Studies. Nga ky fenomen nuk është prekur vetëm gjuha gjermane por edhe të tjerat. “Gjuha franceze ka probleme të njëjta, e të mos flasim për gjuhët më të vogla, të cilat nuk mund të mësohen më fare në vende të tjera.”
Gjendja jashtë Evropës më e mirë
Zhvillimet në vendet jashtë Evropës janë ndryshe. Në këto vende shumë njerëz interesohen për gjuhën gjermane. Në Kinë mësojnë gjermanisht rreth 120.000 kinezë. Në Indi ka rreth 150.000 persona që mësojnë gjermanisht, në Korenë e Jugut 25.000 dhe reth 240.000 japonezë. Zhvillime pozitive janë shënuar edhe në Afrikë. Gjermanisht mësojnë rreth 250.000 egjiptianë, 230.000 kamerunas etj.
Pas valës së fundit të refugjatëve gjuha gjermane po mësohet më shumë si gjuhë e huaj edhe në Gjermani. Shumë refugjatë po përdorin edhe teknikat e reja për mësime, si Apps apo telefonat celularë me programe mësimore. Mjetet teknike me siguri që mund të ndihmojnë, por ekspertët thonë se mësimet klasike të gjuhës ende janë më efikaset. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame