Bankat Komerciale në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se edhe pse kanë lehtësuar kushtet për marrjen e kredive, interesimi qytetarëve për të marrë kredi ka shënuar rënie.
Në një anketë të realizuar nga Banka Popullore, 58 për qind e bankave komerciale janë shprehur se ka pësuar rënie të konsiderueshme interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, përkatësish është shënuar rënie neto e kërkesës për kredi në sektorin e amvisërive.
“Rënia neto e kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë është në kundërshtim me pritjet e bankave gjatë çerekut të dytë, krahasuar me anketën paraprake. Gjatë çerekut të katërt, bankat presin stabilizim sa i përket kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë, me ç’rast pritet rritje e kërkesave”, thuhet në përfundimet e anketës së realizuar nga Banka Popullore, sa i përket aktivitetit kreditues.
Bankat komerciale në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se pandemia e coronavirusit ka bërë që një pjesë e klientëve të tyre, që kanë qenë në proces të marrjes së kredive, kanë ndaluar për një kohë të gjithë procesin, me qëllim që të shohin se si do të rrjedhë e gjithë situata, me krizën ekonomike, që e ka shkaktur pandemia.
“Me vetë fillimin e krizës, me shfaqjen e COVID-19 (sëmundja që e shkakton coronavirusi), pamë një përmbajtje nga ana e qytetarëve sa i përket marrjes së kredive. Kishim edhe situata interesante, kur një pjesë e klientëve tanë ishin në proces të miratimit të kredive, vetë klientët kërkuan që të stopohet procesi i kredimarrjes, që të shohin se nga po ecë gjithë kjo situatë, gjë që është shumë normale, kur e ardhmja është e padefinuar dhe me shumë pikëpyetje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Maja Stavrevska-Stojanova, drejtore e rrjetit shitës në kuadër të një banke komerciale që operon në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve ekonomike, Alaudin Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, në kohë të krizës ekonomike, të shkaktuar nga pandemia, është detyruar që të ulë normat e interesit të kredive.
Sipas tij, qytetarët, por edhe bizneset nuk janë të interesuar që të marrin kredi, pasi nuk ka likuiditet.
“Nuk janë të interesuar për të marrë kredi sepse nuk janë likuide. Do të thotë janë me të hyra të dobëta. Në një situatë kur bizneset janë në pragun minimal për dhënien e rrogave, kjo bën që edhe pse kanë hapësirë për të marrë kredi, ata nuk janë aktivë sepse informacionet e fundit thonë se çereku i fundit do të jetë më i vështiri për ekonominë nacionale të Maqedonisë së Veriut. Ata e dinë se do të kenë shumë vështirësi në pagesën e kësteve të kredive”, thotë Zeqiri.
Me fillimin e pandemisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli një dekret për të shtyrë pagesën e kredive bankare dhe këtë gjë e kanë shfrytëzuar më shumë se 70 për qind e qytetarëve.
Në bazë të të dhënave nga bankat, qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë kanë ngrirë kredi konsumatore, ndërsa një përqindje e ulët kanë ngrirë hipotekat, respektivisht kreditë banesore.
Ende nuk ka ndonjë vendim nëse bankat komerciale, në vjeshtë do të shtyjnë sërish pagesën e kësteve të kredive. Megjithatë, nga Asociacioni i bankave në Maqedoninë e Veriut, kanë theksuar se po ndjekin me vëmendje gjendjen ekonomike në vend, me qëllim që të vendosin rreth politikave të mëtejme bankare.
“Asociacioni bankar i Maqedonisë mbetet tërësisht i përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga kriza e pandemisë së coronavirusit”, kanë theksuar nga ky Asociacion. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj