LAJMI I FUNDIT:

Bie inflacioni në RMV, pritet stabilizim i çmimeve

Bie inflacioni në RMV, pritet stabilizim i çmimeve
Varshmëria nga produktet e huaja por edhe kostot operative të kompanive vendore janë faktorët kyc që ndikojnë në përcaktim e cmimeve përfundimtara të produkteve ushqimore. Për të pasur cmime të balansuara sipas Durim Zeqirit nga OEMVP duhet të ulen kontributet për fuqinë punëtore, të zvogëlohen kostot e energjisë elektrike dhe derivative të naftës dhe fokus i vecantë t’i jepet prodhimit vendorë.
“Me qëllim që të kemi një treg me cmime të balansuara duhet të fokusohemi në rritjen e prodhimtarisë vendore sidomos në produktet ushqimore për shkak se është një model duke e implementuar shumë shtete të rajonit përfshirë këtu edhe Shqipërinë, pse mos edhe ne ta bëjmë të njetën ndërkaq, në anën tjetër duhet që t’i sinkronizojmë dhe t’i përshtatim normat e tatimeve, ato doganore me shtetet e Unionit Europian me qëllim që aty të përfitojmë. Gjithashtu duhet të shqyrtohet koncepti i mbrojtjes së produkteve vendore për shkak se edhe aty kemi një destimulim i cili po ndodh te prodhuesit vendor që aspak nuk po ndihmohen që ata të prodhojnë më shumë dhe t’i rrisin kapacitetet”, u shpreh drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.
Zeqiri: Institucionet kompetente të jenë më të zëshme
Sa i përket masave të autoriteve për të rregulluar tregun ne aspektin e percaktimit të cmimeve të produkteve, Zeqiri thotë se duhet të jenë më të zëshme institucionet dhe komisionet kompetente të cilat duhet të rregullojnë tregun dhe jo të ndërhyjnë në treg.
“Kemi ligje, komisione dhe institucione të ndryshme të cilat duhet të bëjnë rregullim e tregut jo të ndërhyjnë në treg por të njejtat nuk po japin efektin e vet. Shpresojmë që institucionet tanimë në periudhën që vjen do të jenë më të përpikta dhe më agjile sa i përket realizimit të detyrave të tyre në treg me qëllim që të mos pësojnë as tregtarët e as qytetarët si konsumatorë duke e ditur se konsumatorët në ekonominë tonë janë 67% i ekonomisë në përgjithësi”, theksoi Zeqiri.
Ndryshe sipas raportit të fundit të Entit shtetëror të Statistikave Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në qershor krahasuar me majin e vitit është -0.3 %. Dhe është rezultat i rënies së kostos për jetesë në transport, komunikimet ushqimet dhe pije joalkoolike. /RTVM2

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori