Në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka rënë borë.

Në fotografitë që janë publikuar nga Meteo Ballkan, shihet se bora ka zbardhur disa pjesë të fshatit Koliq dhe Metergovc, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

466132867 1085532256259666 6870205258478001730 n

466148647 1085532312926327 1081472343364130613 n