LAJMI I FUNDIT:

Bie besimi për Aleksandar Vuçiqin në Serbi, anketat e fundit tregojnë rënie drastike

Bie besimi për Aleksandar Vuçiqin në Serbi, anketat e fundit tregojnë rënie drastike

Disa anketa të realizuara së fundmi në Serbi, kanë treguar se besimi për presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka rënë dukshëm.

“Kryesia e SSP-ë, duke analizuar rezultatet e dy anketave të marra nga dy organizata në dy ditët e fundit, doli në përfundimin se modeli më i mirë për daljen në votime është një listë e vetme, në të gjitha nivelet, e të gjitha organizatave pjesëmarrëse në organizimin e protestës së Serbisë kundër dhunës” tha anëtari i Kryesisë së SSP-së, Branko Milush.

“Mandatet nuk janë prioritet për ne, prioritet për ne është që ta zëvendësojmë këtë qeveri arrogante, të paaftë dhe të korruptuar që po e shkatërron Serbinë dhe po na vjedh të ardhmen”, ka theksuar Milush, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, ajo listë nuk mund të jetë vetëm një listë kundër Vuçiqit, por “ne duhet të krijojmë edhe një platformë për t’u garantuar njerëzve se si do të jetojnë pas Vuçiqit”.

“Është e nevojshme të ofrohet siguri, stabilitet, shoqëri moderne dhe evropiane. Qytetarët nuk janë realisht të interesuar se kush bashkëpunon me njëri-tjetrin, ata janë të interesuar të kenë një listë që mund ta kërcënojë këtë regjim”, beson Milush.

Ai pretendon se numri i vlerësimeve pozitive të Aleksandër Vuçiqit ka rënë për 16 për qind, dhe kujton se Vuçiq një vit më parë, në shtator, kishte 53 për qind të vlerësimeve pozitive dhe 33 për qind të vlerësimeve negative, që do të thotë se ishte në plus 20 për qind.

“Sot janë 44 për qind pozitive dhe 40 për qind negative, pra është katër për qind në plus. Për një vit ka rënë për 16 për qind”, ka saktësuar Milush. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori