Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten duke hapur rrugën për të sanksionuar individët e përfshirë në dhunën e fundit në Sudan që la qindra të vdekur dhe e futi shtetin afrikan në kaos.
Biden ka thënë në një deklaratë se urdhri i tij “do të mbajë individë përgjegjës për kërcënimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Sudanit…dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.”
Presidenti theksoi se dhuna që po ndodh në Sudan është “një tragjedi – dhe është një tradhti e kërkesës së qartë të popullit sudanez për qeveri civile dhe një tranzicion drejt demokracisë”.
“Unë bashkohem me popullin paqedashës të Sudanit dhe liderët në mbarë botën në thirrjen për një armëpushim të qëndrueshëm midis palëve ndërluftuese”, citohet të ketë thënë Biden.
Luftimet e Sudanit shpërthyen më 15 prill midis dy komandantëve të cilët vetëm 18 muaj më parë orkestruan bashkërisht një grushtshtet ushtarak për të prishur tranzicionin e vendit drejt demokracisë.
Lufta për pushtet midis shefit të forcave të armatosura, gjeneral Abdel-Fattah Burhan, dhe kreut të grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, Gjeneral Mohammed Hamdan Dagalo ka bërë që qindra mijëra sudanezë të zhvendosen.
Shumë shtete kanë nxituar të evakuojnë qytetarët e tyre nga Sudani, megjithëse miliona mbeten atje mes një armëpushimi të brishtë.
E Kombet e Bashkuara paralajmëruan të mërkurën se njerëzit e vendit “po përballen me një katastrofë humanitare”.
Konflikti ka vrarë të paktën 550 njerëz, përfshirë civilë dhe ka plagosur më shumë se 4.900 të tjerë.
Të paktën 334.000 njerëz janë zhvendosur brenda Sudanit dhe dhjetëra mijëra të tjerë në vendet fqinje, Egjipt, Çad, Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Etiopinë, sipas agjencive të OKB-së. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk